TKOB mbyll sezonin me “Liqeni i Mjellmave”

Premte, 15 June 2018 10:47

TKOB e mbyll sezonin artistic 2017-2018 me shfaqjen e radhes të baletit "Liqeni i Mjellmave", e cila vjen për publikun në dy mbrëmje në skenën e Pallatit të Kongreseve. Kjo kryevepër që është vënë e rivënë në skenën e TKOB, mban emrin e Çajkovskit do të vijë kësaj here në skenë pas një pune të madhe, që kanë bërë artistët. Baleti me katër akte vjen me libret të përshtatur nga Enada Hoxha. Trupa e baletit me koreografinë e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos. “Liqeni i Mjellmave” u dha për herë të parë premierë më 29 maj 2004 edhe në skenën tonë, duke udhëtuar nga Rusia në Shqipëri dhe duke përcjellë emocionet e një prej pjesëve të triologjisë Çajkovskiane. Solistja Ledia Sulaj tregon se është një vepër madhështore. “Baletit “Liqeni i Mjellmave” vjen për shkak të kërkesave që ka publiku si dhe për shkak të madhështisë që ka si vepër. Roli i mjellmës është ëndrra e çdo balerine të vogël kur është në hapat e parë dhe kur kupton se çka është baleti klasik. Pra është roli perfekt dhe i duhuri për karrierën e një balerine profesioniste”, tregon solistja Ledia Sulaj. Në këtë kryevepër botërore ajo vjen me dy role. “Sigurisht që është një rol i madh, sepse përfshin gjendjen emocionale, teknikën, interpretimin, muzikalitetin dhe gjithçka çka jep interpretuesi. Të luash dy personazhe në një vepër nuk është e thjeshtë. Mjellmën e bardhë Odet dhe mjellmën e zezë Odill. Të luash të mirën dhe të keqen, të butën dhe të ashprën, të brishtën dhe të fortën. E pra këto të kundërta me njëra - tjetrën e bëjnë akoma më të bukur këtë rol”, pohon solistja e njohur e TOB. Mbrëmjet e datave 16 dhe 17 qershor vepra do të jetë në skenë dhe solistja e njohur në skenat tona tregon se përfshirja e madhe e gjithë trupës se baletit të TOB, e nxënësve nga Shkolla Kombëtare e Baletit e orkestrës të teatrit e bën një vepër madhështore dhe e denjë për të mbyllur sezonin në kryeqytet. “Dua të shtoj se është punuar fort me orë të zgjatura për këtë vepër sepse dhe partneri im e ka për herë të parë këtë rol. Duhet të jetë një përqasje e mirë midis çiftit që libreti dhe historia të vij natyrshëm dhe sa më origjinale tek audienca. Sikurse dua të përmend që gjuha koreografike është pak më e modernizuar dhe libreti ka një ndryshim në fund! Për të zbuluar me tepër ftoj publikun artdashës të vijë të na ndjeki”, pohon solistja Ledia Sulaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...