Rrugëtimi i Skënderbeut në letërsinë angleze

Premte, 15 June 2018 17:15

Figura e Skënderbeut në Konferencën Albanologjike që po vijon të zhvillohet, prek veçanërisht ndikimi dhe impaktin e tij përtej kufijve dhe territoreve shqiptare, duke na përcjellë një reale dhe mitike të tij.

Përveçse ndikimit të heroit tonë në Europë, Skënderbeu vjen si figurë frymëzuese edhe për kulturën dhe letërsinë angleze.

Drejtoresha e Bbibliotekës Kombëtare, Persida Asllani në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, “profesori David Lucking është një shekspirolog i njohur, ai mban një nga katedrat më të rëndësishme për studimet shekspiriane në Universitetin e Lecces, në Itali. Në këtë konferencë kemi rastin të përfitojmë nga dija e tij e thellë, në një rrugëtim erudit në krejt letërsinë angleze dhe atë amerikane, në momentet kur shfaqet fryma skënderegiane në botën kulturore angleze”.

Rëndësia e kësaj konference për drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare lidhet me përmbajtjen shkencore por jo vetëm. Me rëndësi të madhe kjo konferencë paraqet edhe për publikun si dhe për studiuesit e huaj dhe vendas, të cilët po ndajnë studime më të thelluara për figurën e heroit tonë.

“Këto janë ligjërata maestrale të cilat po zhvillohen në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut. Ligjërata të cilat mjedisi akademik, studiues, kërkues por dhe studentët po i ndjekin me një interes të gjerë dhe në një mënyrë shumë interaktive. Ne po përfitojmë nga kjo konferencë informacionet më të fundit që vijnë nga studimet më të thelluara dhe bashkëkohore për figurën e Skënderbeut”, tha Asllani.

Ajo shtoi se, “ligjëratat që po zhvillohen në konferencën albanologjike janë të natyrave të ndryshme si historike,të shqyrtimit kritik të rezultateve dhe dokumetacioneve të gjetura së fundmi nga arkivat,ku nuk mungojnë interpretimet bashkëkohore dhe lexime të mitit dhe figurës së Skënderbeut tashmë në hapësirën e kulturës dhe atë letrare e cila trajtohet në gjuhë dhe kultura të ndryshme europiane”, – tha Persida Asllani.

Sipas saj, figura e Skënderbeut vjen më e plotë përmes diskutimeve dhe ligjëratave të mbajtura në këto takime me rëndësi shkencore.

“Kjo konferencë sjell një nga kuadrat më të plotë të asaj ç’ka është figura historike e Skënderbeut por mbi të gjitha figurën e tij si simbol kulturor kombëtar dhe mbarëkombëtar”, përfundoi drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...