Presidenti i akordon titullin “Naim Frashëri” violinistes Ervis Gega

Diel, 17 June 2018 13:54

Në kuadrin e vizitës në Berlin, Presidenti Ilir Meta, i akordoi në një ceremoni të veçantë violinistes së shquar shqiptare, Ervis Gega, Titullin e lartë “Naim Frashëri”.

Presidenti Meta me këtë rast shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e dhënë nga violinistja e shquar për lartësimin e emrit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Kam privilegjin që si President të Republikës të vlerësoj një personalitet që kontribuon për lartësimin e emrit të vendit tonë në Gjermani, në Evropë dhe në të gjithë skenat ku ajo demonstron talentin e saj”, – tha Presidenti Meta.

Duke vlerësuar talentin e zonjës Gega, performancën e saj në skenat më prestigjioze të Gjermanisë dhe të botës, si dhe karrierën shumë të suksesshme artistike si Koncertmaestre e parë e Filarmonisë së Bonn-it, Presidenti Meta nënvizoi se shqiptarët ndjehen krenarë me talente të tilla në botë.

Presidenti i Republikës i akordoi violinistes Ervis Gega titullin e lartë “Naim Frashëri” me motivacionin “në shenjë vlerësimi për kontributin artistik si një violiniste e shquar dhe e suksesshme shqiptare e cila interpretuar në festivalet shqiptare dhe në skenat e mëdha botërore”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...