Mbretëresha e “soul”-it, Aretha Franklin, e sëmurë rëndë

Hënë, 13 August 2018 18:40

Këngëtarja e njohur Aretha Franklin (76) është sëmurë rëndë, raporton AP, duke cituar burime të saj. Ky person, i cili donte të mbetet anonim pasi nuk ishte i autorizuar të fliste për këtë temë, i tha agjencisë se këngëtarja ishte e sëmurë rëndë.

Aretha Franklin raportohet të jetë në gjendje “të rëndë” shëndetësore. Mbretëresha e “soul”-it, sot 76 vjeç, rrethohet nga familja e saj në Detroit, të cilët kanë kërkuar për lutje dhe ruajtje privatësie për legjendën e muzikës, e cila është përballur me disa probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit.

Aretha ka qenë ende aktive duke performuar më së fundi vitin e kaluar, por verën e 2017-s ajo u detyrua të anulonte një seri koncertesh, për shkak të “urdhrave të doktorëve”. Performanca e saj e fundit është regjistruar më 2 nëntor të vitit 2017, për fondacionin “Aids” të Elton Johnit në Nju Jork.

“Do të vazhdoj të regjistroj muzikë, por ky do të jetë viti im i fundit nëpër koncerte”, njoftoi ajo gjatë një interviste radiofonike në shkurt të vitit të kaluar.

Ikona e muzikës “soul” ka vuajtur përgjatë të gjithë jetës së saj nga problemet me peshën, ndërsa është përballur edhe me alkoolizmin, por edhe me duhanpirjen.

Edhe pse vijonte të jepte performanca të magjishme edhe në të 70-at e saj, superylli kishte anuluar në disa raste disa të tilla për shkak të trajtimeve mjekësore të pazbuluara në publik. Megjithatë, ajo ka mohuar të ketë luftuar tumorin në pankreas gjatë vitit 2011, edhe pse të 3 vëllezërit apo motrat e saj kanë qenë prè e tumoreve.

Vëllai i saj Cecil, i cili ishte edhe menaxheri i saj, ndërroi jetë nga tumori në mushkëri në dhjetor të vitit 1989. Motra e saj Carolyn u nda nga jeta një vit më herët, në prill të 1988-s, nga tumori në gji, ndërsa motra më e madhe, Erma, humbi jetën në shtator të vitit 2002 nga turmoi në fyt.

Karriera legjendare e Arethës ka ndihmuar në shkrimin e historisë amerikane. Ajo ka performuar në funeralin e Martin Luther King Jr. në vitin 1968, ndërsa i ati i saj kishte organizuar një nga marshimet më të mëdha për barazi racore në Detroit, aty ku Luther Kingu do të jepte për herë të parë fjalimin e titulluar “Kam një ëndërr”. Por, kur iu drejtua kombit dy muaj më vonë nga Uashingtoni, në vitin 1963, turma do t’ia kalonte asaj të regjistruar në Detroit.

Aretha ishte e para femër e përfshirë në Hollin e Famës së “Rock and Roll”-it në vitin 1987, ndërkohë që ka kryesuar edhe listën e “artistëve më të mirë të të gjitha kohërave” të “Rolling Stones”. Ajo ka fituar 20 çmime “Grammy” gjatë karrierës së tij, përfshi edhe 3 nderime speciale: çmimin e legjendës (1991), çmimin e arritjeve jetësore (1994) dhe personi i vitit nga “MusiCares” në vitin 2008.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...