Shuhet nobelisti indian Naipaul

Hënë, 13 August 2018 18:23

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare shkrimtari indian, nobelisti Vidiadhar Surajprasad Naipau. Ai ishte fitues i çmimit “Nobel” për letërsi në vitin 2001. Sipas njoftimit thuhet se nobelisti ka vdekur në shtëpinë e tij në Londër. Lajmi për vdekjen e tij u kofirmua nga familja ndërsa bashkëshorta e tij e quajti atë "gjigant në gjithçka që arriti". Lady Naipaul tha se vdiq në shtëpinë e tij në Londër i rrethuar nga njerëzit që donte dhe jetoi një jetë që ishte plot me krijimtari të mrekullueshme. Geordie Greig, redaktore e Mail Sunday, dhe një mik i ngushtë, tha se vdekja e tij lë një vrimë të hapur në trashëgiminë letrare të Britanisë, por nuk ka dyshim se librat e tij do jetojnë.

Shkrimtari kishte filluar të shkruante në vitin 1950. Disa nga veprat më të njohura të tij janë “Një shtëpi për z. Bissas”, “Në një shtet të lirë” dhe “Një kthesë në lum”.

Sir Vidia, i lindur në zonën rurale të Trinidadit në vitin 1932, shkroi më shumë se 30 libra, duke përfshirë 'A Bend in the River' dhe kryeveprën e tij, 'A House for Mr Bisëas'.

Naipaul u lind më 17 gusht 1932 në Trinidad, si fëmijë I migrantit nga India veriore. Në Trinidad jetoi deri në moshën tetëmbdhjetë vjeçare, pasta, si burësistë I Universitetit të Okxfordit, në vitin 1950 shpërngulet në Angli ku studijon gjuhën angleze dhe letërsinë. Pas studimeve punësohet si gazetar në BBC-i, por më vonë I përkushtohet shkrimit të romaneve dhe eseve. Naipaul jeton dhe punon në Wiltshire, në Angli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...