Kur aktori i njohur, Sylejman Lokaj, jetonte në Tiranë

Hënë, 13 August 2018 09:47

Para një jave u nda nga jeta aktori i mirënjohur kosovar Sylejman Lokaj, i njohur në rrethin e kolegëve si Baca Sylë. Njoftimi doli nga teatri i qytetit të Gjakovës, “Hadi Shehu”, aty ku aktori interpretoi me mjeshtëri dhjetra role krahas kolegëve të tij e të mirënjohurit Hadi Shehu, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë. Aktori Lokaj u shua në moshën 85-vjeçare, i njohur edhe si autor i disa pjesëve, si regjisor dhe mbi të gjitha si një mik e dashamirës i të gjithëve.  

20 vjet më parë, Baca Sylë, me atë portretin e tij të veçantë, jetonte në Tiranë, dhe ishte pjesë e tavolinave, takimeve, tubimeve dhe ngjarjeve kulturore të kryeqytetit. Ai, si shumë kosovarë të tjerë ehe ai kishte ikur nga Gjakova për shkak të luftës dhe në Tiranë gjeti plot miq e shokë, plot kolegë e dashamirës të cilët e ftonin me kënaqësi në biseda e tryeza diskutimi. Gjatë 20 viteve të fundit Lokaj interpretoi një mori rolesh, një pjesë edhe në filmat me regjisorë nga Shqipëria dhe sipas tyre ai ishte përherë i këndshëm në sheshet e xhirimit, mjaft komod në punë dhe që realizonte me përpikmëri çdo kërkesë të regjisorëve, sepse i përkiste asaj plejade të shquar që la gjurmë në skenë e celuloid.  

Sulejman Lokaj u lind më 28 qershor 1933 në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit. Shkollën fillore progjimnazin e kreu në Strellë të Epërm dhe në Isniq, komuna e Deçanit. Shkollën e mesme të artit figurativ e kreu në Pejë, ndërsa, SH.L.P. “dega e arteve figurative”, në Prishtinë. Në vitet 1955-1964, punoi në arsim, ndërsa prej vitit 1964-1976 punoi si aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup. Prej vitit 1976-1992, kur doli në pension, punoi në Teatrin popullor të Gjakovës. Pos ekspozitave individuale, ka amarrë pjesë edhe në shumë ekspozita kolektive. Pos roleve të shumta teatrore, ka luajtur edhe shumë role filmike e televizive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...