Jeta e trazuar e Robert De Niros, sot feston 75-vjetorin

Premte, 17 August 2018 11:30

Sot aktori i madh me famë botërore, Robert De Niro festoon 75-vjetorin e tij të lindjes. Ai u lind më 17 gusht 1943 në New York City, New York, ShBA. De Niro vjen prej një familje artiste, nëna e tij Virginia Admiral ka qenë piktore, ati i tij Robert ishte piktor, skulptor dhe poet. De Niro u rrit në pjesën e qytetit të New York City në Little Italy në Manhattan. De Niro ka qënë i martuar dy here. Ka një vajzë, Drina, dhe një djalë, Raphael, nga martesa me gruan e parë Dianne Abbottë dhe dy djem, Julian Henry dhe Aaron Kendrick, nga marrëdhenia e tij me modelen Toukie Smith. Djemtë e Smith dhe De Niro-s janë binjakë, dhe janë ngjizur ne Vitro Fertilization. Në 2004 De Niro u rimartua me gruan e tij te dytë, Grace Hightower. De Niro ka prejardhje nga Italia dhe gjithmone kanë marrë tituj si qytetar nderi por Silvio Berlusconi pretendon se De Niro ka dëmtuar imazhin e qytetareve italian nëpermjet filmave të tij mafioz.

Para pesë vjetësh, aktori i njohur, Robert De Niro, ka folur në një dokumentar për babain e tij, një piktor homoseksual. Ikona e kinemase tha se i mungon babai, 20 vjet pasi ai ndërroi jetë nga kanceri. Aktori 70- vjeçar ka ruajtur studion e babait të tij në Soho, Nju Jork.  Dokumentari i HBO titullohet “Duke kujtuar artistin Robert De Niro Sr.”.

“Për mua, ai ishte gjithmonë një artist i madh,” tha aktori. Ai shtoi se nuk kishte diskutuar shumë me babanë për prirjet e tij homoseksuale, por e pranoi se ai kishte një periudhë të vështirë.

“Do doja të flisnim më shumë. Mamaja ime nuk fliste shumë për gjërat dhe është një moshë kur nuk ke interes për disa gjëra,” theksoi aktori.

Ai jetoi kryesisht me mamanë, poeten dhe piktoren Virginia Holton Admiral. Babai i aktorit i kaloi ditët e fundit të jetës në mjerim, ndërsa i biri kapte majat në Hollivud.  Gjatë kësaj kohe, aktori tentoi që ta ndihmonte babanë, por ai refuzoi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...