Projektligjet flemë në sirtaret e Ministrisë së Kulturës, artistët akuzojnë Kumbaron

Saturday, 18 August 2018 11:18

Skandaloze që artistët vazhdojnë të dalin në pension në moshën 56 vjeç gratë dhe 61 vjeç burrat. Kërkojmë që gruaja të dalë në pension 45 vjeçe dhe burri 50 vjeç. Skena kërkon të rinj dhe ata që dalin në pension duhet të kenë një pension të mirë.

Kur bëhet fjalë për artin, institucionet e kulturës, merita apo përgjegjësitë gjithmonë bien tek drejtuesit e  ministries së Kulturës, vetë ministerja. Një art i suksesshëm, apo i dështuar është pasojë e drejtimit dhe politikave stimuluese ose penguese shtetërore. Në fakt vetëm për sukses të artit nuk duhet folur në Shqipëri. Edhe kur ka ndonjë arritje, ato janë më shumë personale, si pasojë e talentit apo rrethanave dhe jo si rezultat i politikës së Ministrisë së Kulturës. Për fat të keq, sot nuk gjen dot një artist të flasë mirë apo të vlerësojë politikat e ministres Mirela Kumbaro, që është më jetëgjata në këtë post prej më shumë se pesë vitesh, duke sfiduar edhe Tefta Camin e kohës së PPSH-së. Duke nisur nga artistët e rinj, që presin një vend pune në institucionet e deformuara të artit, e deri tek ata më të vjetrit që kurrë nuk u vlerësuan, por vlerësimi i tyre u bë politikisht e jo sipas meritave e arritjeve personale. Sot institucinonet e kulturës janë deformuar, ca nga drejtuesit e përzgjedhur nga Partia, ca nga ligjet që nuk funksionojnë e ca nga mosvëmendja e shtetit dhe Ministrisë. Në TKOB ka artistë që i kanë kaluar të 50-at apo edhe 60-t dhe presin me ditë daljen në pension, por që janë të detyruar, për shak të rrogës, të ngjiten përsëri në skenë. Ka koristë që duhet të kishin dalë prej kohësh në pension, ka balerinë që mezi hedhin këmbët, ka solistë që mezi flasin e jo më të këndojnë… Ka edhe nga ata që “luajnë” në skenë dashnorët e zjarrtë 20-vjeçarë. Po ashtu edhe në Cirkun Kombëtar, ku artistët e rinj mezi e çajnë rrugën drejt skenës. Nuk gjejnë hapësira se nuk ka ligji hapësira, nuk ka shteti rregulla.  

Projektligji për pensionet e disa profesioneve të vështira të artistëve për artistët ishte një nga premtimet e para të ministres së Kulturës, por deri tani vetëm në letër. Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Artistëve Shqiptarë, Reshat Ibrahimi pohon se askush nuk do t’ia dijë për kërkesat e artistëve në Ministri të Kulturës. “Në fakt puna për këtë projektligj ka vite që ka nisur dhe është anuluar herë pas here, njëherë nuk donte një ministër, më pas vinte tjetri. Por nëse flasim për këtë problem dhe me ministren Kumbaro ne që me ardhjen e saj i kemi paraqitur kërkesat tona për uljen e moshës së pensionit. Por askush nuk do t’ia dijë. Ky projektligj fle në sirtaret e Ministrisë së Kulturës”, pohon Ibrahimi.  “Skandaloze që artistët vazhdojnë të dalin në pension në moshën 56 vjeç gratë dhe 61 vjeç burrat. Kërkojmë që gruaja të dalë në pension 45 vjeçe dhe burri 50 vjeç. Kemi kërkuar që një vit pune për artistët kur të llogaritet vjetërsia në punë të jetë i barabartë me një vit e gjysmë. Projektligji i propozuar nga Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë parashikon gjithashtu, një formulë të ndryshme për përllogaritjen e masës së pensionit”, pohon ai. Sipas tij nëse nuk merren parasysh kërkesat e artistëve është fatkeqësi dhe kjo sjell plakje në institucionet e artit. Për artistin e cirkut Julian Kazazi njëkohësisht dhe kryetar i sindikatë së artistëve të Cirkut Kombëtar askush nuk ka vëmendje për pasojat që sjell mosha e madhe e artistëve në institucione. “Politikat e artit dhe kulturës sot nuk lejojnë vende të lira pune për artistët e rinj ose opsione të tjera. E vetmja mënyrë është që nxjerrja në pension të artistëve të vjetër, por kjo duhet menduar që ata të vijojnë të japin mësim si mjeshtra në cirk. Ne kemi kaq kohë si artistë që e kërkojmë pjesën e daljes në pension, sepse nuk mundet të performojë një akrobate në moshën 50 vjeç të bëjë numra ajri? Duhen marrë parasysh shumë gjëra, por skena kërkon të rinj dhe ata që dalin në pension duhet të kenë një pension të mirë”, vijon Kazazi. Por dhe për mjeshtrin veteran të cirkut Pavli Sallata përgjegjësia shkon te ministrja Mirela Kumbaro: “Për projektligjin e daljes së moshës në pension të artistëve nuk është bërë asgjë dhe institucionet po plaken. Ne kemi kaq kohë që e kemi thënë dhe mosaprovimi i këtij ligji sjell dy probleme, artistët ndjehen keq sepse nuk kanë dot mundësi të dalin në shfaqje, pasi nuk i përgjigjen dot performancës por dhe ajo profesionale nuk i përgjigjet me moshë të madhe”.

Disa artistë, në intervistat e tyre, janë shprehur se kanë dëshirë të vdesin në skenë, por të vdesësh në skenë për faj të paaftësisë së ministers Kumbaro, është tragjedi jo lavdi.

 

cirku-kombetar-3-640x340.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...