Të dhëna dhe kuriozitete pak të njohura për Xhulia Roberts

Premte, 17 August 2018 22:17

Në moshën 51 vjeçare është ende një nga aktoret më të paguara të kinemasë dhe e preferuara e publikut. Në karrierën hollivudiane ka pak dështime dhe shumë suksese si Gruaja e bukur, Notting Hill dhe Dasma e shokut tim më të mirë. Është e martuar me Danny Moder, ka dy binjakë Hazel dhe Phinnaeus 13 vjeçarë dhe një djalë të vogël, Henry Daniel 10 vjeç.

Emri i parë e çoi drejt famës. Julia Fiona Roberts  lindi në Smyrna, Georgia në 28 tetor 1967. Prindërit ishin aktorë dhe drejtonin një kompani aktrimi. Ka dy vëllezër më të mëdhenj nga martesa e prindërve të saj, Erik që është aktor dhe Liza. Gjysëm motra e saj, Nancy Motes, vdiq nga një mbidozë në moshën 37 vjeçare në 2014.

Kishte lidhje familjare me Luther King. Fëmijët e Martin Luther King merrnin mësime në artin dramatik në klasat e prindërve të saj. Ishin kaq të afërt sa Coretta King, e veja e aktivistit pagoi faturën e spitalit kur lindi Xhulia.

Hapat e parë. Debutoi në 1987 në një serial televiziv “Crime Story”, ku interpretonte një vajzë të re viktimë të një përdhunimi. Mori pjesë në kapitullin 18 të serisë së parë. Në 1988 u bë e njohur me rolin e Daisy-t në filmin “Mystic Pizza”.

Nusja në arrati. Në qershor 1991, 3 ditë sapo ishte martuar me Kiefer Sutherland, aktorja e braktis dhe shkon në Irlandë me aktorin Jason Patric, një nga miqtë më të mirë të dhëndrit. “Besoj se po tregohej e ndershme me veten e saj dhe në fund e di që ka bërë gjënë e duhur”, – u shpreh aktori i serialit “24 orë”. Në filmin “Nusja në arrati”, 1999 që e interpretoi përkrah Richard Gere nën regjinë e Gary Marshall, aktorja qeshi me veten kur interpretoi një grua që e kishte fobi martesën.

Romanca të tjera. Dylan McDermott, Daniel Day-Lewis, Matthew Perry dhe Benjamin Bratt ishin disa nga burrat që i fituan zemrën. Pati edhe një romancë të shkurtër me këngëtarin e muzikës kauntri, Lyle Lovett. U martuan në 1993 në Indiana dhe në mars 1995 u ndanë.

E treta e vërteta. Yllit iu desh të priste nominimin e tretë për të fituar çmimin e parë dhe të vetëm Oskar. Ia dhanë për interpretimin e shkëlqyer të Erin Brockovich-it (2000). Për ta festuar atë natë veshi një fustan bardhë e zi të Valentinos. Pjesa më e madhe e aktoreve i kthejnë veshjet e tyre, por ajo nuk veproi kështu. E ka ruajtur. “Është poshtë krevatit në një sirtar”, – u shpreh ajo për revistën “People” dhe deklaroi se do t’ia trashëgojë së bijës, Hazel-it.

Nuk e donin për filmin “Gruaja e bukur”. Nuk ishte opsioni i parë i Garry Marshall. Kandidatja e parë për rolin e Vivian Ward ishte aktorja Molly Ringwald, e cila gjithashtu refuzoi rolet për “Ghost” dhe “Kur Harry njohu Sally-n”.

Protagonizoi në një seri të “Friends”. Në 1996 mori pjesë në kapitullin e serisë së dytë të komedisë së famshme. Interpretoi një shoqe fëmijërie të Chandler-it që ka një takim me të dhe që arrin të hakmerret duke e lënë lakuriq në banjon e një restoranti. Ishte një nga episodet më të shikuara të atij seriali.

Më e bukura nga të gjitha. Në vitin 2017 revista “People” e zgjodhi si gruan më të bukur të botës. Theu një rekord pasi ishte e vetmja femër që e fitonte 5 here këtë titull.

Ka një mbesë të famshme. Emma Roberts është vajza e Erikut dhe njihet për “Cilët janë Miller-at?” dhe për serialin “Scream Queens”(2015-2016).

I dashuri i zemrës ishte i dikut tjetër. Ka 15 vjet e martuar me kameramaninDanny Moder  dhe ka tre fëmijë: Hazel Patricia, Finn Walter dhe Henry Daniel. U njohën në xhirimet e filmit “The mexican” që aktorja interpretoi bashkë me Brad Pitt në 2000, kur ende ajo kishte lidhje me Benjamín Bratt dhe Moder ishte i martuar me argjentinasen Vera Steimberg, e cila ishte shtatzanë. Ai kërkoi divorcin dhe një vit më vonë, në korrik 2002 u martuan.

Vitin e kaluar e ftuan në ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës. Shoqërohej nga i shoqi dhe tre fëmijët. Doli në fotografi më disa yje të ekipit si dhe me Mesin. Vitin e kaluar hapi një llogari në Instagram dhe brenda pak muajsh arriti miliona ndjekës falë fotografive të saj pa filtër. / bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...