Yllka Mujo sjell “Princin e vogël” në skenën e improvizuar të parkut Arkeologjik të Orikut

Premte, 17 August 2018 14:43

Kryevepra botërore “Princi i vogël” e shkrimtarit Antoine de Saint-Exupery vjen për artdashësit nga aktorja e mirënjohur Yllka Mujo, regjisori Armand Bora dhe kompozitori Aulon Naci në një vend sa alternativ aq dhe të veçantë,në Fontanën Monumentale të parkut arkeologjik të Orikut.

Tashmë monumentet e kulturës po shëndrrohen në skena arti duke tërhequr publikun vendas dhe turistët e huaj që të prekin historinë dhe njëkohësisht të përjetojnë artin. Ky spektakël teatror do të zhvillohet ditën e sotme më datë 17 Gusht, ora 19:00, dhe organizohet nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, Bashkia Vlorë dhe “Format Plus”, në bashkëpunim me “Baza Detare Pashaliman”, “Toena” dhe “Creative City”. “Princi i vogël” arrin të prekë tema e çështje jo thjesht konkrete, jo thjesht e rëndomtazi praktike, madje pragmatike, por të tilla, që sjellin thellimin në mendime të lexuesit, që e shtyjnë këtë të fundit të përjetojë ndjesinë e përgjegjësisë së të qenit njeri i qytetëruar. Përmes një stili të thjeshtë deri në nivele fëminore, përtej një tejpashmërie të kristaltë të shtjellimit të subjektit, ne befas ndjejmë fuqinë rrëmbenjëse të një arti çuditërisht të thellë, të një arti që na vë përpara pikëpyetjesh, mprehtësia e të cilave mund ta gjejë shumëkënd të papërgatitur për t’u përgjigjur. Në kohën kur botohej “Princi i vogël”, në Evropë sidomos, por edhe në Azi e pjesërisht në Afrikë njerëzimi ndodhej në mesin e Luftës II botërore, ndodhej i përfshirë në gjirin e një përleshjeje – sot pothuaj të papërfytyrueshme – midis tërbimit të forcave të vdekjes dhe heroizmit e përkushtimit të ndershëm deri në fund të forcave të jetës. Leximi i një vepre si “Princi i vogël” mund të bëjë të vetëdijshëm cilindo së paku për dy gjëra: për nivelin e aftësive të tij gjykuese dhe për rrugën që ka përshkuar në këta dhjetëvjeçarë njerëzimi. Natyrisht mund ta bëjë të vetëdijshëm lexuesin edhe për atë që e vërteta është e bukur dhe e bukura është e thjeshtë. Dhe kjo është shenjë e një letërsie të mirëfilltë, pikërisht e asaj letërsie, për të cilën kemi aq shumë nevojë dhe që na mungon.

yllka-1.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...