'Skena nga një ekzekutim', Teatri hap dyert: Ejani dhe shiheni, ju që tentuat të na shfarosnit!

Tuesday, 11 February 2020 13:09

Një shfaqje e re teatrale do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar. “Galaksia, skena nga një ekzekutim!” e Barkerit. Vatra e artit po ushqehet me dru për të mos u shuar, nga ata dhjetëra artistë që qëndrojnë aty ditë natë në roje të godinës historike, tek të cilët nuk ka të lodhur dhe as të reshtur, as pas 2 vjetësh, zemërata, indinjata dhe protesta ndaj qeverisë “Rama”.

Aktori Neritan Liçaj, një nga mbrojtësit më të famshëm të kauzës, edhe sot ia ka drejtuar sokëllimën kryeministrit në godinën e qeverisë vetëm disa metra përtej bulevardit: “Mjeranë, arti në shekuj ka fituar mbi ju” dhe i ka bërë një ftesë të fuqishme, të gjithë adhuruesve të Teatrit Kombëtar, jo pa arsye.

“Pikërisht në këtë kohë mjerane, kur mjeranë tentuan të shfarosin artin dhe kulturën nga faqja e Tiranës dhe e Shqipërisë, vjen kjo shfaqje!-  na thotë ai. - "Galaksia, skena nga një ekzekutim". Lufta e pushtetit kunder artit! Këtë trajton autori Barker.

Mjeranë! Arti në shekuj ka fituar mbi ju! Sepse arti ka lindur me njeriun dhe nga njeriu, për të thënë të vërtetat e tij.Te vërteta që ju mpijnë, ju frikësojnë dhe ju marrin shpirtin. Jeni shumë të vegjël para artit, ju!

Ejani shiheni në këtë shfaqje të enjten, të premten, të shtunën dhe të dielën…në orën 19.00 nga trupa e Teatrit Kombëtar,” na hap dyert Liçaj

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Edhe Llogaraja mbulohet nga borë e dendur, fshati pa energji elektrike

Aktualitet

Edhe Llogaraja mbulohet nga borë e dendur, fshati pa energji elektrike

  Reshje dëbore ka pasur edhe në Llogara gjatë orëve të mbrëmjes dhe në orët e para . Temperaturat e ulëta kanë bërë që fshati turistik i Llogarasë të zgjohen në...

Erdhi dimri/Java nis me shi dhe dëborë në zonat malore, temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius

Moti

Erdhi dimri/Java nis me shi dhe dëborë në zonat malore, temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius

  Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, që do të sjellin reshje shiu gjatë ditës së sotme, por edhe në vijim pritet...

U fut në tualet ti shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12 vjeçe

Kronikë

U fut në tualet ti shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12 vjeçe

  Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me vdekjen e 12-vjeçares në Derviçan të Gjirokastrës, banesa e të cilës u përfshi nga flakët. Shkak i zjarri në banesë është...