Përfundon festivali i verës në Ohër, pak hapësira për artistët nga Kosova e Shqipëria

Hënë, 20 August 2018 10:36

Edicioni i 58-të i Festivalit Veror të Ohrit përfundon me shfaqjen “Iliada” e Homerit të realizuar nga aktorët e Teatrit Kombëtar Slloven dhe Teatrit të Qytetit.

Vestivali veror i Ohrit është një nga më prestigjiozët dhe për fat të keq artistët shqiptarë janë shumë pak të afruar apo të dëshiruar për këtë eveniment. Nuk ka asnjë lloj përpjekje shtetërore apo institucionale mes dy vendeve tona që të ketë më shumë mundësi për të përshfaqur artin shqiptar. Ministra jonë e Kulturës, edhe pse nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim, shpallte me mburrje se dy artistë shqiptarë do të jenë në këtë festival. Këtë vit morën pjesë më shumë se 800 artistë nga 27 vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

“Biletat u blenë nga shumë vende të botës. Ngjarjet u mbushën deri në vendin e fundit. Për vitin e ardhshëm në programin e investimeve aplikuam me një projekt për një podium të montuar dhe skenë të montuar. Kjo do të thotë se ngjarjet do të mund të mbahen në shumë vende të qytetit, ku ka kushte për të”, tha Suzana Vrencovska, drejtoreshë e Festivalit Veror të Ohrit.

Festivali, megjithëse me më pak fonde të ndara nga Ministria e Kulturës, do të mbahet mend për disa ngjarje që shkaktuan interes të madh.

“Edhe këtë vit, përpjekjet tona ishin që festivali të ketë program cilësor dhe atraktiv gjatë të gjitha 40 ditëve të festivalit. Muzika klasike ishte dominuese”, tha Vaso Risto,  seleksionues i muzikës.

Nga festivali paralajmërojnë se të gjitha shfaqjet teatrore të Verës së Ohrit në të ardhmen do të këmbëngulin të luhen në disa prej skenave të hapura që ka qyteti dhe do të përpiqen të hapin skena të reja në vende të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...