Rozi Kostani e Bruno Shllaku sjellin në teatër Ernest Koliqin

Hënë, 17 September 2018 16:57

Drama “Rrajtë që lëvizin” shkruar nga Ernest Koliqi pritet të jetë një nga premierat teatrore në sezonin artistik të Teatrit të Metropolit. Vepra vjen në skenë me regji nga Rozi Kostani, që bashkë me aktorët prej disa ditësh ka nisur punën për të sjellë premierën në skenën e teatrit të Metropolit. Në role janë aktorë të njohur, por dhe emra të rinj që do të jetësojnë në skenë personazhet e dramës shqiptare shkruar nga Ernest Koliqi. Këtë herë në skenë nuk mungon dhe aktori i njohur Bruno Shllaku, si një nga emrat aktiv në skenën e teatrit këtë sezon artistik ai do të jetë në Teatrin e Metropolit, por me një premierë të dramaturgjisë shqiptare. Edhe pse nuk zbulohen shumë detaje, pasi priten për tu prezantuar në skenë me premierën, që pritet në muajin tetor, aktori Bruno Shllaku e cilëson si një nga veprat që përcjell jo pak mesazhe për publikun. “Është vepër e bukur, një parashikim i mrekullueshëm i autorit për çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri. Vepra i zhvillon ngjarjet në kohën e diktaturës, diku te vitet ‘70”, pohon aktori Bruno Shllaku, që do të jetë në skenë me një nga personazhet e veprës. Drama premierë që mendohet të jetë në skenë në muajin tetor vjen si një nga produksionet ekskluzive të Metropolit. “Duke afruar profesionistë të teatrit nga të gjitha brezat për të hulumtuar dhe për t’i dhënë frymë dramës shqipe në skenë, afër publikut”, shpjegon institucioni për këtë shfaqje që i takon dramës shqipe, por dhe të tjera që do të jenë më pas pjesë e sezonit artistik. Regjisorja Rozi Kostani me këtë dramë në skenën e Metropolit duket se këtë herë ka vëmendjen tek zhvillimi i veprave shqiptare. E angazhuar me vepra të ndryshme në skena të teatrit, ky sezon artistik për regjisoren e njohur Rozi Kostani nis në Metropol me një premierë të dramaturgjisë shqipe, ku më herët janë zhvilluar dhe audicione për aktorët. Në vepër janë gjashtë personazhe, dhe i vendos ngjarjet në diktaturë. Drama "Rrajtë që lëvizin" është botuar në Romë më 1967, veprimi i së cilës ndodhet në të ardhmen diku në vitet ‘70. Me veprën “Rrajtë që lëvizin”, autori parashikonte rënien e regjimit komunist në një kohë kur ky fakt nuk artikulohej ende në asnjë vend të Lindjes ato vite.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...