Nis me “55 Shades of Gay” Komedia Fest

Hënë, 17 September 2018 17:00

Pas gjashtë edicioneve me të cilat tërhoqi vëmendjen e publikut dhe ringjalli teatrin dhe “Çarshinë e Vjetër” të Gjakovës, Komedia Fest sivjet synon thyerjen e paragjykimeve në shoqëri përmes komedisë.

Edicioni i shtatë i Komedia Fest nisë sonte më 16 shtator dhe përfundon më 22 shtator.

Ky edicion ka shtrirje të gjerë gjeografike, ndërsa përveç shfaqjeve komedi nga mbarë trojet shqiptare, do të ketë edhe programin për fëmijë, si dhe performanca nga artistë të ndryshëm.

“Komedia Fest në edicionin e shtatë do të përmbajë edhe disa aktivitete tjera shtesë që kanë për synim promovimin e kulturës dhe zgjerimin e njohurive për fushën e artit, gjithmonë duke mbajtur frymën e zhanrit të komedisë. Këto aktivitete shtesë përfshijnë edhe debate dhe ligjërata ditore me aktorë që kanë dhënë kontribut të çmuar në art, si dhe trendet e fundit globale”, thuhet në njoftimin e Komedia Festit. Trupat teatrore pjesëmarrëse tashmë të konfirmuara vijnë nga: Prishtina, Mitrovica, Presheva, Tetova, Gjilani, Peja, Tirana.

“Shfaqjet për fëmijë do të prezantohen në terminet e mesditës. Në skenën e muzikës do të ngjiten artistë të shumtë dhe do të ketë befasi të tjera”, thuhet në njoftim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...