Anastas Kostandini: Jeta e artistëve nuk mund të ndryshojë për shkak të politikës shtetërore

Hënë, 17 September 2018 17:05

Piktori i mirënjohur pogradecar Anastas Kostandini, një nga emrat më të vlerësuar në art brenda dhe jashtë vendit, autor i shumë ekspozitave,  është në punë e sipër për të realizuar ekspozitën e tij të radhës, që do të shënojë dhe 50 -vjetorin e krijimtarisë së tij.  

“Një ditë e bukur dhe pikturoj si gjithmonë, fillimi i vjeshtës është një mrekulli. Nuk mundet të jem piktor dhe të mos reagoj ndaj kësaj kohe. Unë dhe para disa kohësh kam hapur një ekspozitë që qëndroi gati 40 ditë në Pogradec përgjatë sezonit turistik. Mora goxha sadisfaksion dhe ajo ishte me titullin “Motive nga vendlindja”. Aty unë kisha ekspozuar pikërisht këtë që po bëj dhe tani. Unë gjithmonë dal dhe punoj në natyrë. Nuk më shteron kurrë pasioni për të pikturuar natyrën. Pikturoj ndryshimin e dritës, gjeografinë dhe relievin e këtij vendi. Ditë për ditë mua më duket një gjë e ndryshme që shikoj. Edhe ekspozita ishte me punët, që janë bërë rrotull qytetit, nga fshatrat, malet rreth e rrotull.

Unë punoj dhe pretendoj të bëj një tjetër ekspozitë, ndoshta mendoj ta hap po në qytetin e Pogradecit. Punime me temën e Skënderbeut në kuadrin e 550- vjetorit të vitit të vdekjes së heroit kombëtar. Unë e kam si heroin tim personal dhe dua të kremtoj dhe 50 -vjetorin e krijimtarisë sime. Kjo ekspozitë që mendoj të hap më vonë, jo vetëm që e quaj të rëndësishme për heroin tonë kombëtar, por koinçidon që është dhe 50- vjetori i krijimtarisë sime. Ekspozita ndahet në dy pjesë, njëra me piktura dhe pjesa tjetër është një cikël me gravura nga historia e Skënderbeut.  Pavarësisht se ekspozita kërkon shumë angazhim, gjithmonë gjej kohë të pikturoj dhe natyrën, sepse e kam si mbushje të trupit tim me oksigjen. Nuk mund të rri dot pa pikturuar të kaltrën e qiellit”.

Lidhur me Galerinë Kombëtare të Arteve, “Piktori i Merituar” Anastas Kostandini mendon se “Është krijuar një traditë në Shqipëri dhe jo vetëm, që  drejtorët e galerive kanë një profil të lartë intelektual dhe i drejtohen dhe një sensibiliteti jo vetëm të komuniteti të artistëve të artit traditës, që është krijuar, por dhe publikut që është i interesuar. Këto faktorë duhet t’i mëshirojë patjetër një drejtues. Deri tani unë nuk shikoj asnjë lloj reagimi. Unë jam nga ata që vij në kryeqytetin e vendit tim dhe dua të shikoj te institucione të tilla si GKA aktivitete. Nuk e di nëse justifikohet GKA me këtë gjendje duke mos lëvizur gjë. Mendoj që duhet menduar dhe për fondin e veprave të GKA, duhet të lëvizin gjërat dhe për atë. Unë e kam vlerësuar faktin për ekspozitën e Edi Hilës, që ishte e bukur në GKA dhe e plotë, me një profil të lartë prezantimi. Por prezenca e kuratorëve që kishin marrë përsipër të prezantonin ekspozitën ishte minimale, të shpresojmë që ky është një koncept kuratorial. Të kemi rastin të shikojmë të tjera. Gjithë fondi i GKA të mundet pjesë- pjesë të ekspozohet. Në këtë mënyrë fondi edhe restaurohet, konservohet dhe studiohet. Pra këtë qëllim ka ekspozimi, duke mos paragjykuar fare tematikat e veprave. Sigurisht që GKA do të rikonstrukohet një ditë mbase dhe zgjerohet, por unë në këtë rast nuk po flas si një piktor, por si një njeri që ndjek jetën e GKA. Mendoj që dhe për shkak të mungesës së transparencës dhe inekzistencës reale të drejtorit nuk di gjë se çfarë do të bëhet, por pritshmëria është e madhe për t’u bërë shumë gjëra”.

Ndërsa për artin, artistët dfhe galeritë në rrethe Taso thotë se “Arti në rrethe duhet të riformatohet, rikonstruktohet në një dritë tjetër. Kjo do të thotë që nuk duhet të fillojë dhe mbarojë gjithçka te rrethet. Nuk duhet ti lihet në dorë vetëm politikave lokale, sepse janë të kufizuar njerëzit që merren me bashkitë. Por njerëzit në rrethe duan dhe të punojnë dhe kanë nevojë për bashkëpunim dhe prezencën e qendrës te artistët në rrethe. Por kjo situatë nuk është në të gjitha rrethet, pasi ka qytete të cilat kanë dhe fuqi, si Fieri, Shkodra, etj. Të ndryshojë jeta e artistëve për shkak të politikës shtetërore mua më duket e pamundur. Çfarë do të bëjnë ata, jeta e artistëve dhe ajo që ndodh në studion e tyre të ketë ndikim në këtë lloj bote është pakëz e pamundur. Kërkohen forca të tjera. Mund të ndikonte një ekspozitë siç ndodh në disa kryeqytete të Ballkanit si në Athinë, por ne nuk i kemi këto mundësi”.

Lidhur me konkursin e përvitshëm “Onufri”, piktori pogradecar mendon se “Konkursi “Onufri” që sponsorizohet nga Ministria e Kulturës është dhe një konkurs që do të kishte më tepër kuptim të ishte i të rinjve, sepse edhe është abuzuar shumë me të. Edhe në rastet kur ai konkurs shpallet i të gjithë artistëve de facto aty promovohen vetëm të rinjtë, dhe një art ultraeksperimental me një rreth fare të kufizuar dhe me disa koncepte kuratoriale”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...