Historia e Skënderbeut sipas Vangjel Gjikondit në Muzeun Kombëtar

Hënë, 17 September 2018 17:04

Historia e Skënderbeut realizuar në pikturë për publikun vjen në ekspozitën me veprat e piktorit Vangjel Gjikondi. Janë 60 vepra në pikturë, që prezantohen për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar. Punë të realizuar në një hark kohor 10 vjeçar, por që sipas piktorit janë frymëzuar nga historiani Marin Barleti, Fan Noli apo dhe autorë të tjerë që kanë shkruar për Skënderbeun. Piktori i njohur Vangjel Gjikondi tregon se cikli me tablotë për heroin kombëtar përfshin periudhën nga lindja deri pas vdekjes së Skënderbeut. Piktori Gjikondi, i cili këto vepra i ka dhe pjesë të fondit të galerisë së tij, tregon se puna ka nisur që në vitin 2008, por vetëm pas dhjetë vitesh arriti ti ekspozojë pikturat. “Janë 60 punime në pikturë që janë të realizuar nga unë. Kam vite që kam nisur të punoj me këto piktura, i takojnë një periudhe dhjetë vjeçare. Nga viti 2008 fillova një cikël mbi heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i frymëzuar nga historiani Marin Barleti. Cikli i tablove që kam realizuar, përfshin një periudhë nga lindja deri pas vdekjes së Skënderbeut. Duke gjetur frymëzimin edhe tek Fan Noli apo dhe autorë të tjerë të mëdhenj”, pohon piktori Vangjel Gjikondi. Ekspozita për publikun vjen nga bashkëpunimi i MHK dhe Ministrisë së Kulturës me galerinë “Gjikondi”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Ekspozita “Historia e Skënderbeut” (...1405-1487...) prej vitesh ka qenë në vëmendjen e piktorit Vangjel Gjikondi. Ai tregon se dhe në 2012 kishte kërkuar që ti ekspozonte punët, por kishte hasur pengesa nga institucionet. “Deri tani askush nuk e ka organizuar dhe marrë përsipër një ekspozitë të tillë mbi historinë, jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut. Ka qenë mundësia që kjo ekspozitë të hapej, por është lënë më vonë, është shtyrë për probleme të ndryshme. Unë kam dashur që ti prezantoj veprat për Skënderbeun dhe më parë, por nga presioni i ndryshëm historik, është folur për historinë, kanë ardhur ministra turq etj,  është spostuar ekspozita. Kujtoj që dhe në vitin 2012 kërkoja që të hapja këtë ekspozitë me veprat për Skënderbeun, por u ndryshua. Atë vit u sabotua nga MTKRS, unë bëra kërkesë dhe në GKA, por dhe aty u sabotua. Tre herë më kanë sabotuar në GKA, edhe pse bëja kërkesë për ekspozita”, vijon më tej piktori Vangjel Gjikondi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...