“Fest Folk Klosi” mbledh vlerat e trashëgimisë kulturore dhe foklorike

Tuesday, 18 September 2018 10:49

“Fest Folk Klosi”,  organizuar Grupi Folklorik “Petralba”, zbriti në Bashkinë Klosi, gjithë ritëm dhe ngjyra, duke bërë bashkë vlerat e trashëgimisë kulturore, folklorike dhe të kostumografisë nga treva të ndryshme të vendit, madje dhe të Kosovës. Për herë të parë, Grupi Folklorik “Petralba”, drejtuar nga Ikli Punavija, organizoi në qytetin e Klosit Festivalin Mbarëkombëtar “Fest Folk Klosi” 2018.

Në festivalin artistik morën pjesë shoqëri kulturore-artistike dhe grupe folklorike të trojeve të banuara nga shqiptare.

Festivali për veç larmisë dhe demonstrimit artistik kishte në thelb garën e konkurimit mes grupeve artistike dhe ku u bënë pjesë e konkursit:  “Shoqëria Kulturore Artistike “Ardhmëria” Gjakovë, Qendra Kulturore Artistike e Sportive “Nënë Tereza” Lezhë, Shoqëria Kulturore Artistike “Zëri i Llapushës” Carallukë, nga Malisheva; Grupi Folklorik “Shpëtimi” Metvegjë, Shoqëria Kulturore Artistike “Tingujt e Vendlindjes” Stagovë, Kaçanik; Grupi Folklorik “Gurra e Kurbinit” Kurbin, Vëllezërit Sejdiu, Topestrada Tv Tetovë, Maqedoni; Ansambli Folklorik “Dibra”, Peshkopi dhe Grupi Folklorik “Petralba”, Bashkia Klos”.

Ky festival folklorik është pjesë e kulturës së popullit, pasi përveç vlerave të njohura të pasurisë folklorike burimore të trashëguar brez pas brezi, në skenë u pasqyruan dëshmi të qarta të identitetit kombëtar.

Në programet e grupeve konkuruese pati këngë, valle, rite e melodi, të cilat u interpretuan me elegancë nga bartësit e folkut shqiptar.

Kështu, specialistë, profesionistë, folkloristë e gjurmues të pasionuar sollën për herë të parë në Klos krijime folklorike të gjinive të ndryshme për t’i shijuar, ruajtur e përcjellur nga njeri brez te tjetri.

Në përfundim, për grupet konkurruese dhe interpretuesit individualë, juria e përbër nga ekspertë të etnomuzikologjisë, etnografisë dhe kostumeve popullore, me kryetar  Ali Mulaj, Mjeshtër i Madh, ndau këto çmime: “Rapsodi më i mirë: Xhemajl Berisha dhe Rexhep Abazi të Grupit Folklorik “Shpëtimi” Metvegjë.Instrumentisti më i mirë: Gjovalin Nreca, i Qendrës Kulturore Artistike e Sportive “Nënë Tereza” Lezhë.Vallja më e mirë: Vallja dyshe burrash, kërcyer nga Ferit Hoxha dhe Ergys Koca.Valltari më i mirë: Murdez Shala, i SHKA “Zëri i Llapushës” Carallukë, nga Malisheva.Valltarja më e mirë: Leona Berisha, e Shoqërisë Kulturore Artistike “Ardhmëria” Gjakovë.Orkestrina më e mirë: Orkestrina e Shoqërisë Kulturore Artistike “Tingujt e Vendlindjes” Stagovë, nga Kaçaniku”.

Po ashtu, çmimi i karrierës: “Vëllezërit Sejdiu: Tetovë, Tomë Gjergji: Nëv Jork, Jakup Krasniqi: Malishevë, Veri Koburja: Klos, Xhevahir Bajrami: Kaçanik, Man Xhepi: Klos, Mide Aliu: Kurbin, Avni Hoxha: Klos. Kostumi autokton: Valltaret e vajzave të Xibrit, nga Grupit Folklorik “Petralba” Klos. Çmimi i publikut: Këngëtarit Festim Mazreku, i SHKA “Zëri i Llapushës” Carallukë, nga Malisheva”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...