Arroganca e Shalsit: Teatri Kombëtar do prishet! Vokshi: Jemi dhe do të jemi në krah të artistëve!

Tuesday, 18 September 2018 15:42

Nuk ka qenë e papritur deklarata e deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Shalsi,  kur tha se maxhoranca nuk është dakord me disa pika që përcaktohen në dekretin e presidentit për ligjin për ‘Shembjen e teatrit kombëtar’. Ai, në një deklaratë për mediat para Kryesisë së Kuvendit, tha se qeveria kërkon që t’i japë Tiranës një godinë të re, pasi e vjetra nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore.

 “Është thënë se është në godinë me vlera të veçanta, ndërkohë që asnjëherë askush se ka marrë mundimin që ta klasifikohet në kontingjentin e godinave të veçanta. Debati ka qenëë duam një teatër të ri dinjitoz, apo do mbajmë ekzistuesin. Ekzistuesi përveç anës emocionale që ka tek disa personazhe, nuk përfaqësojnë vlerë. Ne kemi marrë një vendin që t’i japim Tiranës një tjetër godinë”.

Shalsi tha mes të tjerash se çështja për Teatrin është tymnajë që ka eklipsuar këtë projektligj.  Në praktikën parlamentare nuk është rasti i parë që dekretet e Presidentit amendohen. Nëse ndër argumentet ka një pikë që nuk qëndron, kemi konsoliduar bindjen që do i japim mundësinë jo një subjekti por cilitdo subjekt”, tha Shalsi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës me deputeten Albana Vokshi. Përmes një deklarate për mediat nga ambientet e jashtme të Teatrit Kombëtar, deputetja e PD, Albana Vokshi tha se PD është kundër çdo ligji që ka si subjektin prishjen apo shkatërrimin e Teatrit. Vokshi u shpreh se PD është kundër çdo ligji që prek pronën publike dhe se edhe KE vërtetoi atë që ka thënë PD se ligji për Teatrin është klientelist. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mbrojnë me çdo kusht dhe kosto vlerat e Teatrit dhe të mos lejohet prishja e tij. “PD është kundër çdo ligji që ka për subjekt shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. PD është kundër çdo ligji që prek pronën publike duke ia dhuruar privatit për interesa klienteliste. Kushtetua e ka të qartë ndarjen e pushtetit mes atij qendror dhe atij vendor. Rama në asnjë moment nuk ka nevojë për një ligj special. Edhe përgjigja e KE vërtetoi atë që tha PD, pra ligji ‘Fusha’ është klintelist. PD e ka fare të qartë se ligji Rama-Fusha është për pastrimin e parave. PD ka qenë që ditën e parë në krah të artistëve. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mbrojmë me çdo kusht dhe kosto vlerat kulturore të Tiranës. Jemi krah artistëve dhe qytetareve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar”- tha Vokshi.

thumbnail_A.Vokshi-675x450.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...