Dren Abazi, “Mbreti i natës”; Rikthehet në një koncert te Amfitetari

Diel, 23 September 2018 16:52

Nuk ka më evente veç për klubet e natës. Dren Abazi vjen në Tiranë si “Mbreti i Natës”, në një koncert të madh në Amfiteatrin e Liqenit, që pas dhjetorit te shkuar kur ishte “Mes Yjesh” në një dekadë karrierë të festuar në Tiranë. Sepse ai asnjëherë nuk e ka fshehur sa shumë e do publikun e kryeqytetit.

“Po dhjetori ishte një koncert me një koncept tjetër. Ishte 10 vjetori im dhe ishte një jubile. Ndërsa kjo është një rast që nuk vjen shpesh me lujt në një vend kaq të bukur dhe kaq magjik”, tha Dren Abazi, kantautor.

Çfarë do të dëgjojmë?

“Best of. Do të bëjmë më të mirën. unë edhe grupi do të luajmë me një grup të madh. Do të jemi 15 veta. këtë variant e kanë vetëm koncertet e mëdhaja. Sepse është e pamundshme të luajmë në klube, në vendin tonë me 14 veta. Do jetë përafërsisht dy orë program. Albumi “Mes Yjesh”, edhe albumi para ‘After party” dhe këngë këto 10 vitet e fundit”, -përgjigjet kantautori.

Të enjten, më 27 shtator Dren Abazi dhe Zig Zag orkestra do të vijnë jo vetëm me 15 hite dhe 15 dashuri, por me tinguj të paharrueshëm mes yjesh e natën.

“Si po shkojnë përgatitjet e fundit? Mirë shumë. Kam fatin që kam një staf shumë të madh njerëzish që merren me organizimin e këtij koncerti dhe kjo po më ndihmon shumë. Është një vend shumë i bukur dhe besoj edhe koncerti do të jetë shumë i mirë”, shprehet Dren Abazi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...