Tjetër sukses ndërkombëtar i sopranos kosovare Elbenita Kajtazi

Diel, 23 September 2018 17:26

Sopranoja nga Kosova, Elbenita Kajtazi po shkelë tashmë skenat më të njohura operistike ndërsa së fundmi ka njoftuar se do të këndojë në një ndër shtëpitë operistike më prestigjioze në botë, në “The Glyndenbourne Opera House” në Angli. Elbenita Kajtazi tutje ka njoftuar se do të këndojë e përformojë rolin kryesor, Adina nga opera Donizettit “L’elisir D’amore” dhe meqenëse performanca e saj do të mbahet në vitin 2020, ajo nuk ka dashur të zbulojë informacione të tjera.

“Përshëndetje miq të dashur , jam e stërlumtur t’iu informoj se tash së fundi kam nënshkruar një kontratë në të cilën më është ofruar të këndoj në një ndër shtëpitë operistike më prestigjoze në botë “The Glyndenbourne Opera House” në Angli. Do të këndoj e performoj rolin kryesor Adina nga opera e mrekullueshme e Donizettit “L’elisir D’amore”. Do të performoj në vitin 2020 në muajin qershor dhe korrik andaj është pak herët për informacione të tjera. Shumë e lumtur t’i kthehem rrugës time me lajme kaq të mira për mua dhe njerëzit të cilët i dua e janë gjithmonë pranë meje dhe të cilët gjithnjë i falemnderoj për mbështetjen dhe dashurinë”, shkruhet në postimin e sopranos Elbenita Kajtazi.

Pasi ka falënderuar të gjithë për përkrahjen ajo ka ndarë edhe një porosi motivuese për të gjithë.

“Një gjë të fundit: Kurrë mos hiqni dorë nga ëndërrat, ka gjithmonë një rrugë për ti bërë realitet!”, ka shkruar Kajtazi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...