Drama shqipe bashkon zbret në ”Festivalin MetroFest 2”

Saturday, 29 September 2018 13:59

Drama shqipe si laborator njohjeje dhe kërkimi e mbi të gjitha si formë e të qenit së bashku vjen për publikun në ”Festivalin MetroFest 2” i cili zhvillohet në Teatrin Metropol, nga 3-14 tetor.  

Veprat që do të ngjiten në skenë janë në kuadër të këtij festivali janë ”Kryet e Hudhrës” nga Krist Berisha,”Rrajët lëvizin” nga Ernest Koliqi, ”E mbesa e krahinarit” nga Kristo Floqi,”Makaronat e shejtanit” nga Lazër Lumezi dhe ”Prangat” nga Halil Laze.

Qëllim kryesor i këtij festivali është rigjallërimi i teksteve dramatike nga arkiva e dramës shqipe bazuar në një rrugëtim zbulimesh të reja të shprehive skenike.

Teatri Metropol ka si udhëheqje në veprimtarinë e tij objektivin: më shumë qasje në kulturë nga më shumë njerëz, nga të gjithë qytetarët, edhe ata që janë të përjashtuar ose ndihen të përjashtuar nga arsyet e aftësisë financiare, prejardhjes sociale ose prejardhjes kulturore dhe këtij objektivi i takojnë edhe iniciativa të dobishme si kjo, që bashkojnë dhe lidhin hallka të një zinxhiri njerëzor për një komunitet të fuqishëm.

Çfarë është teatri dhe raporti i tij me publikun, janë çështje që kanë shqetësuar artistët ndër breza, ndaj ky festival i ardhur si pretekst për njohje dhe krijim, i fton spektatorët e kryeqytetit të zbulojnë së bashku shtigje dhe përgjigje duke nisur 3-14 tetor në Teatri Metropol.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...