Në Kosovë do të mbahet për herë të parë festivali “Fiction Fest”

Saturday, 29 September 2018 14:00

Festivali Ndërkombëtar i Prozës do të mbahet për herë të parë në Kosovë, në tetor të këtij viti, dhe do të sjellë para lexuesve shkrimtarët si Rexhep Qosja, Donika Dabishevci, Srdjan Tesin, Virion Graçi, Stefan Boshkoviq dhe Dimitar Samardjev.

Ky festival do të mbahet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, me ç’ rast autorët e lartpërmednur do të lexojnë pjesë nga veprat e tyre. Ndërkaq, koordinatore e këtij festivali është Saranda Buzhala, kritike letrare dhe asistente e lëndëve të letërsisë shqipe në Universitetin e Prizrenit. Ajo thënë se përmes këtij festivali po synojnë të krijojnë urëlidhëse mes shkrimtarëve vendor dhe të huaj, e njëkohësisht të njoftojnë lexuesit me shkrimet e tyre.

”Qëllimi i Festivalit është që të krijojë ura lidhëse mes shkrimtarëve tanë dhe të huaj, e njëkohësisht edhe t'u jepet mundësi lexuesve të letërsisë dhe artdashësve në përgjithësi që të kenë rastin të njoftohen me shkrimet e autorëve tanë, po ashtu edhe të huaj. Ajo çka e bën të veçantë këtë festival, është fakti që është i pari i kësaj natyre në vendin tonë, dhe po ashtu objekt i saj është vetëm proza. E, po, sigurisht që qëllimi ynë është që festivali të jetë tradicional, duke u fuqizuar nga viti ne vit”, ka thënë Buzhala.  Ky festival, i cili i dedikohet vetëm prozës artistike, pritet të sjellë shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia. Fiction Fest do të mbahet gjatë datave 4, 5 dhe 6 tetor në Prishtinë, dhe organizatorët kanë njoftuar që ky festival do të shndërrohet në traditë, duke u organizuar edhe vitet e ardhshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...