“Carmen”, dhe dy mbrëmje në Pallatin e Kongreseve

Saturday, 29 September 2018 14:03

Opera “Carmen” po vijon për publikun në skenën e Pallatit të Kongreseve. Vepra e George Bizet do të jetë në skenë deri në fund të këtij muaji. Kjo shfaqje ka angazhuar një kastë të njohur artistësh, bashkëpunim mes Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Teatrit të Beogradit. Teatri i Operës dhe Baletit shkruan se për herë të parë i gjithë libreti është i titruar në shqip. “Këtë herë publiku do të përfshihet edhe më shumë në emocionet e operës “Carmen”, pasi për herë të parë i gjithë libreti i operës, çdo frazë e fjalë e tij, është e titruar në shqip në led walle në të dyja anët e skenës”, shkruan TOB për shfaqjen operistike, që nisi në skenë mbrëmjen e datës 27 shtator për të përfunduar më 30. Drejtore e përgjithshme e TOB Zana Çela shprehet se “Carmen” është ndër veprat operistike më të prodhuara në botë. “Zgjodhëm për të filluar bashkëpunimin midis Operës së Shqipërisë dhe Teatrit të Operës së Serbisë, operën “Carmen” të Bizet, sepse është vepra operistike më e prodhuar në botë, që do të thotë vepra më e pëlqyer, më popullore për publikun, jo vetëm sa i përket historisë, me personazhe shumë interesante, që i përkasin shtresave të thjeshta të shoqërisë, por veçanërisht muzikës së jashtëzakonshme”, shkruan Çela në statusin e saj në Facebook.

Drejtoresha e TOB vijon se që nga premiera në vitin 1875, ariet, koralet, uvertura, pjesë të ndryshme të muzikës së “Carmen” janë kthyer në melodi për të gjithë njerëzit, që nga gondolieret që vozitin varkat e i kthyen menjëherë në këngët e tyre, dhe deri tek producentët e reklamave, që i përdorin si kolonë zanore në spote të ndryshme televizive, apo krijuesit e këngëve të pop-it, që shpesh i kanë huazuar ato. “Kjo tregon për ndikimin saj të fuqishëm emocional dhe forcën e jetëgjatësisë së saj”, pohon Çela. Vepra dirigjohet nga Dejan Savic dhe me regji është nga Gëzim Myshketa. Në role po ashtu vijojnë solistë të njohur të TOB por dhe të operës së Beogradit, Serbi. Libreti i operës u përgatit nga Henri Meilhac dhe Ludovic Halevy , të cilët u bazuan në një novelë të Prosper Merimesë. Novela "Carmen" është mjaft e këndshme dhe tërheqëse. Ajo mbetet në mendjen e çdo lexuesi për një kohë të gjatë. Megjithëse opera "Carmen" përshkruhet si " operë komike" (për shkak të pasazheve të të folurit), ajo në përfundim është një tragjedi.

Modifikuar më Saturday, 29 September 2018 14:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...