Pas restaurimit, muzeu i Kastriotëve në Sinë nis aktivitetet kushtuar Skënderbeut

E mërkurë, 28 November 2018 13:43

Muzeu i Kastriotëve në Sinë, investim i sapo përfunduar nga Ministria e Kulturës, ka nisur të organizojë aktivitetet e para në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Shoqata “Çidhna dhe Kastriotët” dhe “Unioni i Krijuesve Dibranë”, në bashkëpunim me Bashkinë Dibër, organizuan një aktivitet kushtuar figurës së Skënderbeut. Pjesë e këtij aktiviteti u bënë edhe shumë të rinj. Edukimi përmes kulturës tashmë është një ndër mënyrat më të mira për të afruar dhe njohur brezat e rinj me trashëgiminë e pasur kulturore të vendit. Muzeu i Kastriotëve, monument kulture i kategorisë së II-të, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës, u restaurua pas 27 vjetësh herresë, në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”.

Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së realizoi restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës. Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e projektit ishte edhe muzealizimi. Janë restauruar dhe ambientet e ekspozimit, si dhe janë riorganizuar tabelat e ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë. Restaurimi i muzeut konsistojë dhe në hidroizolimin e tarracës, prishjen e degradimeve, pastrime, lyerje dhe riorganizim e ndriçimit. Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...