“Ditët e Albanologjisë”, edicioni i katërt në dhjetor

E mërkurë, 28 November 2018 13:44

Akademia e Studimeve Albanologjike organizon edicionin e IX të veprimtarive “Ditët e Albanologjisë”. Këto veprimtari do të zhvillohen në datat 3, 4 dhe 5 dhjetor 2018, duke filluar nga ora 10.00. Në datën 3 dhjetor në ambientet e sallës “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, do të zhvillojë punimet konferenca shkencore me temë: “Skënderbeu dhe epoka e tij”. Me datë 4 dhjetor, në sallën “Kostandin Shpataraku”, të Muzeut Historik Kombëtar do të zhvillojë punimet konferenca me temë: “100 vjet gërmime arkeologjike në Shqipëri”. Gjithashtu, po në datë 4 dhjetor, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, do të bëhet prezantimi i botimeve të reja, të realizuara gjatë vitit 2018, nga institutet e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Në datë 5 dhjetor, duke filluar nga ora 12:00 në mjediset e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit do të mbahet ekspozita “Një etnografi për kohën e Skënderbeut”, me kuratore prof. dr. Afërdita Onuzi dhe dr. Ermela Broci. Po këto ditë në një tjetër aktivitet, në ligjëratën e radhës, prof. dr. Afërdita Onuzi foli për punimin e drurit dhe gdhendjen e tij në zona të ndryshme të Shqipërisë. Ajo bëri një paraqitje të hollësishme të tipologjisë së punimit të drurit, duke filluar nga zbukurimet e tavaneve, deri tek objektet e përdorimit të përditshëm, si: vegla pune, enë kuzhine etj. Po ashtu, një hapësirë e veçantë iu kushtua aplikimit të motiveve të ndryshme në gdhendjet më dru, ku spikasin motivet gjeometrike, motivet floreale, zoomorfe etj. Qendra e Studimeve Albanologjike (sot Akademia e Studimeve Albanologjike) u krijua në kuadër të ristrukturimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga bashkimi i katër Instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish- Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Krahas kërkimit në fushat e historisë, të arkeologjisë, të antropologjisë kulturore e studimit të artit, të gjuhësisë e të letërsisë, etj., rëndësi të posaçme në punën e ASA marrin hulumtimi, vlerësimi, konservimi dhe promovimi i trashëgimisë materiale e shpirtërore të kulturës së lashtë e të re shqiptare, si një ndër dëshmitë e qenësishme e më shprehëse të identitetit shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...