Përkujtohet Syrja Bej Vlora, veprimtar i çëshjtes kombëtare

E mërkurë, 28 November 2018 15:23

Në fshatin Llakatund të Vlorës janë rivarrosur eshtrat e Syrja Bej Vlorës. Personalitiet i Syrja Bej Vlorës, u nderua me një përmendore të denjë për veprimtarinë e tij politike. Syrja bej Vlora ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes kombëtare, deputet në Mexhlisin Osman, ideator dhe ndihmës kryesore në shpalljen e Pavarësisë.

 

Nëse nuk flitet në këtë parlament për çështjen Shqiptare për cilën çështje do flitet vallë?!”. Është ky qëndrimi që Syrja Bej Vlora, mbajti në Mexhlisin Osman, kur diskutohej çshtja e gjuhës shqipe dhe alfabetitn të saj me shkronja latine.

Si një personalitet me kontribut të veçantë, Eshtrat e Syrja Bej Vlorës, u rivarrosën në një ceremoni dinjitoze nëfshatin Llakatund të Vlorës, prona e saraje të dikurshme të familjës Vlora.

Personalitiet i Syrja Bej Vlorës, u nderua me një përmendore të denjë për veprimtarinë e tij politike. Syrja bej Vlora ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes kombëtare, deputet në Mexhlisin Osman, ideator dhe ndihmës kryesore në Shpalljen e Pavarësisë dhe përfaqësues i Përmetit në Vlorë kur e shpalli kushuriri i tij i dytë, Ismail Qemali.

Drejtori i institutit të Historisë, Beqir Meta , e cilësoi Syrja Bej Vlorën si pinjollin e parë të nacionalizmit shqiptar dhe krijuesi i parë i fermave kapitaliste në Vlorë e Shqipëri.

Jemi mbledhur sot këtu për të nderuar partiotin e madh, Syrja Bej Vlora. Është një vlerë e madhe e Shqipërisë, shqiptarisë, që i kthehet vatrës së vetë, fshatit tuaj, Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Me këtë rivarrim dhe këtë përmendore që atij iu mohua për shumë kohë, por që drama e tij, ka qenë drama e të gjithë shqiptarëve. Jeta e tij nuk është rrëfyer si duhet, ka patur shtrembërime të padrejta për jetën dhe aktivitetin e tij.

Beqir Meta, Drejtori i institutit të Historisë

Pinjoll i familjes, nip i Syrja Bej Vlorës, ishte iniciatori i rivarrimit të eshtrave të tij dhe ndërtimit të përmendores. Ervin Vlora, tha se historia duhet rishkruar për të nxjerr në pah meritat e veçanta të personaliteteve të kohës.

Në radhë të parë falenderoj fshatin Llakatund, që ka bërë një punë të madhe për gjetjen dhe vënien e këtij burri në këtë vend që ka qenë. Është ditë e shënuar, falenderimet më të mëdha për të gjithë ju.

 

syrja-bej-Vlora-840x440.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...