Simon Sebag‑Montefiore takime në Bukuresht me lexuesit rumunë

E Enjte, 29 November 2018 12:00

100 vjet pas vdekjes së Carit të fundit, Nikolla II dhe anëtarërve të familjes së tij, historiani dhe shkrimtari i famshëm britanik ishte i pranishëm në Rumani me ftesë të Shtëpisë Botuese “Trei”. I konsideruar një nga personalitet më të rëndësishme të letrave dhe historisë së sotme, Simon Sebag‑Montefiore, është shndërruar në një nga autorët më të dashur dhe të lexuar në gjithë Europën dhe në gjithë botën. Botimi i veprës së Stephen Sebag‑Montefiore-s në rumanisht e bën atë gjithmonë e më popullor në radhën e lexuesve. Në fund të muajit nëntor, ai mbajti një konferencë në Bibliotekën Qendrore të Universitetit (BCU), dhe në tjetër në mjediset e librarisë “Humanitas Cismigiu” në Bukuresht.

Vepra "Romanovët” (1613-1918) i është kushtuar babait të tij, Dr. Simon Sebag-Montefiore. "Babai im, Dr Stephen Sebag-Montefiore, vdiq kur unë isha duke shkruar këtë libër. Më mungon shumë urtësia dhe dashuria në çdo aspekt, si dhe aftësia e tij si redaktor.", thotë shkrimtari, për të cilin ky libër është bërë një pasqyrë e vërtetë e historisë së familjes së tij.

"Ky libër ka pika takimi të papritura me historinë e familjes sime: stërgjyshi im, Sir Moses Montefiore, ka takuar perandorët Nikolla dhe Aleksandri i II. Vetë ekzistenca ime i detyrohet, nëse është kjo fjala e duhur, dy tragjedive në historinë e hebrenjve rusë. Anëtarët e familjes së gjyshes sime, Woolf, luftuan për Poloninë kundër dinastisë të Romanovëve në 1863, dhe pastaj refugjuan në Angli. (...) Ndërkohë që shkruaja në lidhje me Galipolin, nuk kisha si të mos mendoja se si stërgjyshi im, Majori Cecil Sebag-Montefiore, u braktis atje në një pirg kufomash, duke besuar se kishte vdekur, më pas nuk e morri kurrë veten për shkak të dëmtimit në kokë; dhe, po ashtu kur kam shkruar në lidhje me ndërhyrjen e perëndimorëve kundër bolshevikëve në vitin 1918, unë nuk mund të mendoj se si djali i tij, gjyshi im, Kolonel Eric Sebag-Montefiore, ishte anëtar i ekspeditës britanike që pushtuan Batumi-n. Lidhje të tilla janë, sigurisht, banale, - thekson shkrimtari i famshëm- por në një farë mënyre kanë kontribuar gjithashtu në ngritjen e ndërtesës ", - vëren Simon Sebag Montefiore.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, falënderimet e mia shkojnë për bashkëshorten time, Santa Sebag Montefiore, për mbështetjen në këtë proces të vështirë . "I jam thellësisht mirënjohës, për qetësinë, mirësisë, bukurinë, dashurinë dhe vetëpërmbajtjen e gruas sime Santa, duke tejkaluar periudhën e Stalinit dhe Jerusalemit, ka pasur durim tani në etapën Romanovëve. I detyrohem për gjithçka: ajo është perandoresha ime e vërtetë."

Kujtojmë se vepra e Simon Sebag‑Montefiore-s, botohet në Tiranë nga Shtëpia Botuese 55, me cilësi dhe e sinkronizuar me të gjitha botimet e veprave të autorit të madh bashkëkohor në të gjitha qendrat europiane.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bllokohet në banese 4 vjeçari zjarrfikësit me shkallë shkojnë ta nxjerrin

Aktualitet

Bllokohet në banese 4 vjeçari zjarrfikësit me shkallë shkojnë ta nxjerrin

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të ndihmuar një fëmijë i cili kishte mbetur i bllokuar dhe vetëm në apartament. Fqinjët kanë alarmauar policinë dhe zjarrfikësen e Gjirokastrës për të bërë të...

Kapen 108 kg drogë në kufirin me Greqinë, shoferi ...

Aktualitet

Kapen 108 kg drogë në kufirin me Greqinë, shoferi ...

Kapen 108 kilogramë marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Policia ka ndjekur një makinë në zonën e Kallpaqit në Kakavijë, mjet i cili shtoi shpejtësinë dhe u braktis nga shoferi, i cili është...

Pedagogia fjalë therëse:“Mirupafshim Shqipëri, unë po iki”

Aktualitet

Pedagogia fjalë therëse:“Mirupafshim Shqipëri, unë po iki”

Pedagogia Silvana Begaj ka vendosur të largohet nga Shqipëria, ku përmes një mesazhi në “Facebook”, ajo i jep lamtumirën atdheut. Në shkrimin me titull “Mirupafshim Shqipëri, unë po iki”, Begaj...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!