Sukses i fotografit Ardian Fezollari në Bukuresht

E mërkurë, 19 December 2018 15:27

Mbrëmë, në Galerinë „Galateca„ në qendër të Bukureshtit, në kuadrin e 18 dhjetorit, ditës së Pakicave Kombëtare, Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë organizoi ekspozitën „Shqipëria, poetika e hapësirës„, me autor fotografin shqiptar Ardian Fezollari. Në çeljen e ekspozitës folën deputeti i Pakicës Kombëtare, z. Bogdan Alin Soika, Dr. Luan Topçiu dhe piktori e kritiku i artit rumun, Nicolae Ionescu.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë krijues të njohur të jetës artistike rumune, zyrtarë të  lartë, deputetë, artistë figurativë, kritikë të njohur arti, përfaqësues të medias, anëtarë të komunitetit historik të shqiptareve të Rumanisë, dashamirës të artit etj.

Deputeti Bogdan Alin Stoika, foli për rëndësinë e hapjes së kësaj ekspozite, e cila i shërben drejtpërsëdrejti promovimit të artit shqiptar, por dhe njohjes së piesazhit shqiptar në Rumani si dhe dialogut kulturor mes Rumanisë dhe Shqipërisë. Duam të bëjmë të njohur, përmes veprimtarive tona artin shqiptar, bukuritë natyrore të Shqipërisë, historinë e Shqipërisë, sigurisht dhe historinë e komunitetit shqiptar të Rumanisë - u shpreh deputeti Stoika. Për vlerat artistike të fotografit të mirënjohur foli kritiku i letërsisë dhe arteve, Dr. Luan Topçiu. Duke u ndalur tek vlerat artistike të fotografit shqiptar, ai do të nënvizonte se: „Nga të gjitha prirjet e artistit mund të dallohet vokacioni për peizazhin, hapësirën në natyrë, shtrirjen në rrafshe të gjerë horizontale, posaçërisht për të rrokur takimin e linjës midis liqenit dhe Malit të Thatë etj. Ai foli në mënyrë të posaçme për bukurinë e jashtëzakonshme të Liqenit të Ohrit. Kjo tematikë, propozuar prej artistit, zhvillohet nga një perspektivë poetike, me variacione të dritës në peizazh, të toneve të ngjyrave, të hijeve, njollave të pemëve dhe botës vegjetale në përgjithësi, me variacione të stinëve, të konfiguracioneve të linjave dhe ngjyrave, që, befasisht, merr natyra në momente të ndryshme të ditës, të muzgjeve dhe mëngjeseve. Është e gjitha kjo një lojë e vazhdueshme që autori e ndjek me insistence dhe kërshëri.”- do të theksonte studiuesi Topçiu.

Më pas e mori fjalën piktori Nicolae Ionescu,  i cili zbuloi lidhjet miqësore me artistët pogradecarë Gentian Zeka, Vangjo Vasili, Anastas Kostandini si dhe me fotografin Ardian Fezollari, qysh prej më shumë se 20 vitesh. „Nuk mund të mos jem subjektiv kur është fjala për miqtë e mi shqiptarë, për të cilët kam vlerësimin më të lartë. Por ata e meritojnë gjithë vemendjen dhe admirimin tonë. Është ekspozita e tretë fotografike e fotografit Ardian Fezollari, në të cilën unë marr pjesëtë drejtpërdrejtë si kurator i tyre. Fotografitë që shihni sot janë si poezi për syrin dhe na sugjerojnë një udhëtim në ato vise, në të cilat unë kam qenë. Fotografitë e Fezollarit janë si haiku japoneze në imazhe”- u shpreh artisti rumun.

Për të pranishmit u përcollën imazhet e mrekullueshme të peisazhit shqiptar si dhe tingujt e muzikës shqiptare. Pas çeljes së ekspozitës, për t’i dhënë një frymë shqiptare mbrëmjes, u kënduan serenada shqiptare, të interpretuara nga këngëtarja Florentina Barbu dhe Daniel Bertesteanu (kitarë). Interpretimi dhe zëri i ngrohtë, delikat dhe tejet i ndjeshëm i këngëtares Florentina Barbu fitoi simpatinë dhe duartrokitjet e të pranishmëve.

Ekspozita, shënon, në radhë të parë, një sukses për artistin shqiptar, por dhe një imazh pozitiv për artin bashkëkohor shqiptar. Bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme të artit rumun dhe ekspozimi në galerinë më të rëndësishme në Bukuresht, e bëjnë këtë ekspozitë një ngjarje të shënuar artistike. Gjithashtu, ekspozita është një dëshmi e bashkëpunimit kulturor, me një  impakt pozitiv të  drejtpërdrejtë mbi artdashësit dhe publikun rumun.

Televizioni Kombëtar i Rumanisë TVR1 do të pasqyrojnë në emisione të posaçme këtë event, kushtzar Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...