Flori fitoi çmimin e madh, kush janë fituesit e tjerë të "Kënga Magjike"/ Lista

Diel, 09 December 2018 09:19

Kënga “Plas” e Flori Mumajesit, u shpall fituese, e ndjekur nga Aurela Gaçe dhe Eli Fara dhe në vendin e tretë Fifi dhe MC Kresha.

Ashtu siç edhe pritej fitues në edicionin e 20-të të "Këngës Magjike" është shpallur kantautori i njohur Flor Mumajesi. Ai u prezantua në këtë festival me këngën "Plas", e cila u pëlqye gjerësisht nga audienca shqiptare. 

"Plas", gjithashtu u zgjodh balada më e mirë në finale. Pas marrjes së çmimit si balada më e mirë Flori tha: “Të dua mam”.  Kënga "Plas" është edhe një nga më të klikuarat e "Këngës Magjike" në Youtube.  Ky vit shënoi 20 vjetorin e festivalit të muzikës shqiptare moderne, i cili për publikun erdhi me befasi të shumta për publikun, si dhe për herë të parë në Shqipëri u transmetua drejtpërsëdrejti në Youtube me “Virtual Reality”. 

Por gjatë gjithë mbrëmjes finale u ndanë një sërë çmimesh që nga vokali më i mirë, interpretimi më i mirë, ai i kritikës dhe një sërë vlerësimesh të tjera.

Lista e fituesve

Fituesi i Kënga Magjike– Flori Mumajesi

Vokali më i bukur femëror– Venera Lumani

Grupi më i mirë- Revolt Klan

Çmimi i Televizionit Klan– Klajdi Haruni

Çmimi për artistin/en më të mirë– Wendi Mancaku

Çmimi ‘Çesk Zadeja’– Erik Lloshi

Kënga stil– Rovena Dilo dhe Onati

Dueti më i mirë- Flori Nazifi dhe Inis Neziri

Artisti/ja më i mirë në web– Fifi dhe MC Kresha

Çmimi Euro Trend- Manuel Moscati dhe Matteo Becucci

Çmimi i produksionit Jon Music– Kejsi Tola

Çmimi i kritikës– Rozana Radi

Vokali më i mirë mashkullor– Mentor Haziri

Çmimi i RTV21- Ardit Çuni dhe Daniela Toçi

Çmimi ‘Magjia e parë’– Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama

Çmimi ‘Best to invest’– Krusita

Çmimi EtnoTrend– Artiola Toska dhe Bruno

Performanca më e mirë– Ronela Hajati

Çmimi i Interpretimit- Era Rusi

Balada më e mirë– Flori Mumajesi

Kënga hit- Aurela Gaçe dhe Eli Fara. 

iopop.jpgeli-aurela.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...