Publikohet traileri i ‘Uspeh’, në rol kryesor Uliks Fehmiu

Diel, 09 December 2018 10:07

“Suksesi” e ka emrin seriali i parë që do të jetë produksion i HBO dhe vjen nga Ballkani.

Denis Tanovic, regjisori i njohur që fitoi Oscarin para disa vitesh, është regjisori i serialit i cili përcjellë jetën e tre të huajve që lidhen mes vete në bazë të ndodhive fatkeqe.

Treshja do të ballafaqohet duke dashur të ndihmojnë viktimat e dhunës gjatë serialit.
Iva Mihalić, shqiptari Uliks Fehmiu, Tara Taler, Toni Gojanović dhe Marija Škaričić janë protagonistët e këtij seriali.

“Jam i lumtur për këtë nismë, për një serial që do të xhirohet në gjashtë pjesë. Në episodin e parë nuk dihet saktë çka do të ndodhë, por më pas do të zbulohet më shumë për këtë njerëz, aspak të jashtëzakonshëm në dukje të parë” thotë regjisori Tanovic, shkruan KultPlus.

Seriali do të dalë për publikun me 6 janar 2019 me anë të HBO kanaleve në Serbi, Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi, e më pas edhe në Spanjë, Skandinavi dhe në pjesët tjera të Evropës. Nuk është hera e parë që aktori shqiptar Uliks Fehmiu, djali i Bekim Fehmiut, merr role të mëdha në seriale dhe projekte në Ballkan dhe në vendet ku flitet gjuha serbo-kroate. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...