Komedia “Farsa e Kurorës”, shkon në teatrin e Gjirokastrës

Tuesday, 14 May 2019 11:35

Premiera e komedisë “Farsa e Kurorës” me autor Arben Iliazin dhe regji të Ledian Gjeçit u shfaq për publikun në sallën Moliere në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. Ky projekt teatror u realizua në bashkëpunim me teatrin “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës. Pas mbrëmjes në Tiranë shfaqja premierë do të vijojë për tre mbrëmje me radhë në teatrin “Zihni Salo” nga data 14 deri më 16 maj. Me regji nga Ledian Gjeçi rolet në skenë luhen nga aktori Xhuliano Brisku që vjen si dashnori, Erion Hinaj në rolin e Dinos si bashkëshorti dhe aktorja Dajana Nenaj në rolin e gruas së re me emrin Kamila, që janë tre protagonistët e komedisë farsë. “Farsa e Kurorës” vjen në skenë si një vepër e ndërtuar brenda një konflikti thelbësor familjar, që zhvillohet në sy të publikut. Regjisori Ledian Gjeçi shprehet se vazhdon të ketë në vëmendjen e tij vepra të autorëve shqiptarë për ti sjellë në teatër. “Zgjodha këtë vepër për në skenë, sepse besoj se kemi çfarë ti themi realitetit shqiptar, por edhe sepse kam një ndjeshmëri të veçantë ndaj dramës shqipe. Shfaqja është premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental, pastaj do të vijojë edhe në teatrin e Gjirokastrës “Zihni Sako”, pasi kjo që po bëjmë është projekt i këtij teatri”, tregon regjisori Gjeçi. Me tre aktorë në skenë vepra sipas regjisorit Ledian Gjeçi do ta bëjë publikun të reflektojë. “Në ngjarjet e veprës publiku do të gjej mundësinë për t’u argëtuar, por dhe për të reflektuar mbi lakminë e mbi tradhtinë”, shprehet mes të tjerave regjisori i komedisë “Farsa e Kurorës”. Ndërsa mbrëmë për publikun u soll në skenë kjo premierë, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po vijojnë të shfaqen pjesë të ndryshme të autorëve shqiptarë, por dhe të huaj për publikun. Ndërsa një pjesë janë premiera, të tjerat janë dhe rikthime në skenë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...