Veprat e Ibrahim Kodrës ekspozohen në Maqedoni

Tuesday, 14 May 2019 12:53

Veprat e Ibrahim Kodrës, mjeshtrit të artit shqiptar, janë ekspozuar për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë. Ekspozita është kthyer në një ngjarje të rëndësishme, që ka bërë bashkë personalitete të rëndësishme të politikës dhe kulturës. Kjo ekspozitë hapet me rastin e 100-vjetorit të lindjes së piktorit të madh shqiptar me famë botërore.

“Edhe pse kanë kaluar 100 vite nga lindja e Ibrahim Kodrës, jubiletë e këtij lloji janë vetëm një mënyrë për të kujtuar pozitat historike dhe kuptimin e krijimtarisë së një autori kaq të njohur”, u shpreh drejtoresha e Galerisë Kombëtare, Dita Starova.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor të këtij viti. Piktori, Ibrahim Kodra, ka lindur në vitin 1918, ndërsa ka ndërruar jetë në Milano të Italisë më 7 shkurt të vitit 2006 dhe është varrosur në atdheun e tij në Shqipëri, që ishte dëshira e tij e fundit. 100 vjetori i lindjes së këtij personazhi kaq interesant të artit pamor, është shoqëruar me një sërë aktivitetesh. Pak kohë më parë u hap në Milano një ekspozitë në “Museo della Permanente” në Milano.

vep-1.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...