Studentët e arteve, praktika në Galerinë e Arteve

E Enjte, 20 June 2019 08:19

Në kuadër të paktit për universitetin u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet Galerisë Kombëtare të Arteve, Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit të Arteve. Sipas kësaj marrëveshjeje, Galeria Kombëtare të Arteve ka si detyrim të ofrojë praktika për studentët e Universitetit të Arteve si vëzhgues në sallat e ekspozitave të përkohshme dhe asaj të linjës muzeale me qëllim ruajtjen e veprave të artit, mirëmbajtjen e sallave dhe orientimin e publikut. Të ofrojë praktika për studentët e Universitetit të Arteve si edukator arti në projektet e edukimit që zhvillohen në galeri për fëmijë të moshave të ndryshme, për nxënësit e gjimnazeve, si dhe studentë të fushave të ndryshme. Të përfshijë studentët e Universitetit të Arteve në programin publik të Galerisë Kombëtare të Arteve, me qëllim pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet që organizohen në kuadër të tij. Të përfshijë studentët e Universitetit të Arteve në projekte të ndryshme artistike që zhvillohen në galeri në varësi të natyrës së projektit, si dhe kërkesave dhe kushteve të përcaktuara nga menaxheri i projektit. Për ministren Elva Margariti, ky është një bashkëpunim i parë, që angazhon GKA për t’i bërë studentët pjesë të projekteve të institucionit apo në programeve, si ai i “Edukimit përmes Kulturës”. “Ndoshta mes studentëve do të ketë edhe nga ata që do të jenë aktorë të kësaj hapësire, por momentalisht, edhe përfshirja e tyre në procesin e përgatitjes së ekspozitave, seminareve, leksioneve të hapura, takimeve me artistë të huaj, shkëmbimi i përvojave, është shumë i rëndësishëm në rritjen si artistë apo menaxherë të ardhshëm. Po ashtu ata mund të bëjnë praktikat mësimore si vëzhgues apo guida për vizitorët, duke fituar një eksperiencë të re, duke njohur më mirë institucionin, duke krijuar lidhje të reja, që do t’u shërbejnë në karrierën e tyre”, tha ministrja Margariti. Rektori i UA, Kastriot Çaushi, u shpreh se më herët nuk ka pasur asnjë bashkëpunim të tilla. “Është shumë e rëndësishme që të mos mbetemi vetëm në kuadrin e letrave apo fjalëve, por të jemi konkretë. Është një rast i rrallë, që brenda një periudhe kaq të shkurtër, për më pak se 7 muaj, të arrijmë në një marrëveshje dhe projekte konkrete me Ministrinë e Kulturës dhe institucionet e varësisë”, tha Çaushi, duke bërë me dije edhe fillimin, shumë shpejtë të punimeve për rehabilitimin e Kampusit Universitar. Drejtori i GKA, Erzen Shkololli, shprehu dakordësinë për sa më sipër, duke shtuar se studentët do të angazhohen nëpër ata sektorë, ku kërkohet ndihma e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...