Mbyll xhirimet filmi “Rrëfimi i një vrasësi me pagesë”

E Enjte, 20 June 2019 08:22

Filmi "Rrëfimi i një vrasësi me pagesë", me skenar nga Vladimir Prifti dhe regji nga Klajd Papadhimitri ka mbaruar xhirimet. Filmi sjell në role aktorë të njohur dhe është projekti më i fundit i regjisorit Klajd Papadhimitri në fushën e kinematografisë. Nuk është hera e parë që regjisori Klajd Papadhimitri punon me skenar nga Vladimir Prifti. Më parë ishte filmi “I ardhur nga ëndrrat” dhe tashmë është realizuar projekti kinematografik “Rrëfimi i një vrasësi me pagesë”. Regjisori Klajd Papadhimitri shprehet se xhirimet për këtë film janë bërë në Tiranë, por dhe në zonën e Shëngjinit. Rolet në filmin e tij regjisori Klajd Papadhimitri tregon se ia ka besuar dy aktorëve të njohur Genti Kame dhe Amos Zaharia. “Xhirimet kanë mbaruar dhe janë bërë në zonën e Shëngjinit dhe në Tiranë. Genti Kame vjen në rolin e prokurorit dhe Amos Zaharia në rolin djalit vrasës”, pohon regjisori Klajd Papadhimitri. Ndërsa si skenarist Vladimir Prifti shprehet se ngacmimi për të shkruar skenarin ka ardhur nga ngjarjet, që kanë ndodhur në vendin tonë. “Tani janë përhapur shumë vrasjet me pagesë, sidomos në moshën e rinisë, të cilët kanë pasur një të kaluar të dhimbshme të jetës familjare edhe mbërrijnë në një moment tepër kompleks dhe të vështirë. Me një shumë jo të madhe parash 20 mijë euro eliminojnë njerëz, që kanë lidhje me biznese, etj”, tregon skenaristi Vladimir Prifti vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij në fushën e kinematografisë ndër vite. Film “Rrëfimi i një vrasësi me pagesë” është një projekt i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Për skenaristin Vladimir Prifti të punosh me regjisorin Klajd Papadhimitri është shumë mirë, sepse është krijuar një grup që kanë mjetet për të bërë punën e duhur, kur dihet që realizimi i një film sot ka mjaft vështirësi. “Me Klajdin kam bërë dhe filmin “I ardhur nga ëndrrat”, pra po me këtë grup. Dionis Papadhimitri punon si producent ekzekutiv dhe Spartak Papadhimitri që është operator si dhe regjisor Klajdi. Por këta kanë mjete dhe filmi është bërë jashtëzakonisht i vështirë, nuk është kollaj të xhirosh film sot”, tregon skenaristi i njohur Vladimir Prifti.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kapet drogë dhe armë në Tiranë, arrestohen dy persona

Kronikë

Kapet drogë dhe armë në Tiranë, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë natës ka zhvilluar një tjetër operacion antidrogë Gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar...

Më shumë se 400 emigrantë arritën në ishujt grekë në 24 orët e fundit

Aktualitet

Më shumë se 400 emigrantë arritën në ishujt grekë në 24 orët e fundit

Rojet bregdetare greke kanë asistuar në shpëtimin e 225 refugjatëve në 5 incidente të ndryshme në ishujt në lindje të Egjeut përgjatë 24 orëve të fundit. Sipas selisë së Autoritetit Portual...

Lajm bombastik! Media spanjolle largon Ronaldon nga Juventusi, do të luaj në Angli

Sport

Lajm bombastik! Media spanjolle largon Ronaldon nga Juventusi, do të luaj në Angli

Cristiano Ronaldo është duke kaluar një nga moment më të errët në karrierën e tij. Luzitani po zhvillon një start sezoni për tu harruar me Juventusin. CR7 mund të largohet nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!