‘Turist në Utopi’ dhe e vërteta e terrorit komunist shqiptar

Tuesday, 25 June 2019 10:45

“Turist në Utopi – udhëtime në ideologji dhe në peizazhin shqiptar” i autorit norvegjez Rune Ottosen vjen si një rrëfim për të na treguar rrugëtimin dhe njohjen e tij, me Shqipërinë, përmes vizitave në vitet ’70.

Një libër mjaft interesant i përkthyer nga Shtëpia Botuese “Scanderbeg Books” ku vet autori Ottosen tregon për udhëtimet e tij si turist politik në kuadër në AKP-së në vitet ’70 dhe për udhëtimet e mëvonshme pas rënies së komunizmit në vitet ’90. Por është gjithashtu një udhëtim në historinë shqiptare, që tregon se si tiparet autoritare nga komunizmi vazhdojnë të mbahen gjallë në Shqipërinë e sotme.

Ky libër u promovua në Muzeun Historik Kombëtar mes studiuesish, gazetarësh, diplomatësh dhe dashamirës. Gjithashtu, Muzeu Historik Kombëtar dhe Skanderbeg books organizuan bisedën me temë: “Turistë në Utopi dhe e vërteta e terrorit komunist shqiptar”, e udhëhequr nga shkrimtarja Flutura Açka, për të folur mbi këtë temë ishte një panel i zgjedhur, i përbërë nga: Prof. Dr. Agron Tufa; Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, si edhe autori i librit Rune Ottosen.

Autori i librit Rune Ottosen u shpreh se: “Shqipëria është një vend i veçantë e me një histori të veçantë. Praktika e shkrimit të këtij libri, para së gjithash është gazetari. Kam bërë disa intervista me ish-të burgosur politikë, por kam folur edhe me njerëz të takuar rastësisht dhe u kam marr leje të pasqyroj historitë e tyre. Thuajse çdokënd që takon në Shqipëri, ka një histori për të treguar, dhe të gjithë bashkë rrëfejnë se Shqipëria ka qenë një diktaturë e tmerrshme dhe mizore”.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh në fjalën e tij se: “Ky libër na risjell në memorien tonë njëherazi kujtesën dhe lirinë, jetën e shqiptarëve nën regjimin diktatorial. Të gjithë ne kemi detyrën morale të hedhim dritë mbi atë terr të kalvarit të vuajtjeve që shoqëruan jetën e shqiptarëve, të cilët pa asnjë provë shpalleshin fajtorë dhe sa hap e mbyll sytë ktheheshin në armiq të popullit”.

Prof. Dr. Agron Tufa u shpreh se: “Libri i cili na ka mbledhur sot është një udhëtim jo vetëm i autorit por shumëplanesh, i cili na mobilizon që dhe ne të bëjmë udhëtimin tonë në Shqipërinë e viteve ’70, është një libër në të cilin mund ta gjej veten protagonist, një regjim i pandërprerë terrori shumëplanesh”.

flutur.jpg

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Prokuroria nis hetimet për efektivët që dhunuan të miturin te Liqeni Artificial

Politikë

Prokuroria nis hetimet për efektivët që dhunuan të miturin te Liqeni Artificial

Prokuroria ka nisur hetimet mbi punonjësit e policisë, të cilët ushtruan dhunë pak ditë më parë ndaj një 15-vjeçari në zonën e liqenit Artificial në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar me vendim...

Kryeministri Hoti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar të Kosovës

Politikë

Kryeministri Hoti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar të Kosovës

Avdullah Hoti ka rezantuar sot në Kuvendin e Kosovës emrat e kabinetit qeveritar ku do të ketë 4 zv.kryeministra e 16 ministra. Besnik Tahiri i AAK’së do të jetë zëvendëskryeministri i...

Gjeneral AHMETAJ:“Valle delikuentësh rreth bazës së Pashalimanit”

Politikë

Gjeneral AHMETAJ:“Valle delikuentësh rreth bazës së Pashalimanit”

Për shkak të funksioneve që kam ushtruar nuk do doja ti bëja publike vlerësimet strategjike mbi kërcënimet dhe përfitimet e sigurisë kombëtare nga angazhimet & projektet e NATO-s, BE, UN. Por...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!