Tri koncertet e Florian Vlashit, nga treni i linjës në muzeun Pikaso dhe bibliotekën “Duran Loriga”

Tuesday, 25 June 2019 10:54

Violinisti Florian Vlashi ka kremtuar në mënyrë krejt origjinale Ditën Ndërkombëtare të Muzikës (21 qershor) në Spanjë, duke u bërë ideator dhe protagonist i tri koncerteve, të cilat nisën paradite dhe përfunduan në mbrëmje vonë.

Herë si solist, e më pas edhe si dirigjent, instrumentisti nga Durrësi interpretoi partitura nga më të bukurat e krijimtarisë botërore, fillimisht në trenin e linjës La Coruna – Santiago, më pas në shtëpinë Muze të Pikasos si dhe në Bibliotekën Duran Loriga.

Florian Vlashi ka përfunduar kështu 16 koncertet personale të këtij sezoni artistik, koncerte që shpalosin intensitetin e punës së tij jo vetëm si anëtar i Orkestrës Simfonike të Galicisë, por edhe veprimtarinë si koncertist solist, dirigjent, pedagog dhe lektor universitar.

Një kuartet harqesh në trenin La Coruna – Santiago de Compostela

Tv lokale dhe kritikët spanjollë, të cilët e ndoqën itinerarin muzikor të 56-vjeçarit shkruajtën të nesërmen se “në morinë e shumë shembujve të talentit të tij, violinisti shqiptar Florian Vlashi ka dhe një kapacitet të madh për nisma dhe risi”.

Kritiku muzikor Julio Andrade Malde në artikullin e tij të gazetës “La Opinion” rikujton se Vlashi dy vjet më parë ka interpretuar me ansamblin e themeluar prej tij “Shekulli XX”  veprën e Steve Reich “Different Trains”, suksesi i të cilit e ka inkurajuar violinistin ta ripërsërisë këtë përvojë në vagonin nr.3 të linjës La Coruna – Satiago, së bashku me kolegët e tij Mihai Tanasascu, Raymond Arteaga, Ruslana Prokopenko.

“Kompozitori sjell në këtë partiturë  trenat që udhëtonte gjatë  fëmijërisë së tij nga një breg në tjetrin  në SHBA për të parë nënën; ndërkohe trenat nazistë udhëtonin drejt  kampeve të përqendrimit për shfarosjen e miliona hebrenjve, romëve dhe homoseksualëve” – nënvizon Andrade.

Udhëtarët e kësaj linje nuk kanë lëvizur nga ndenjëset, as kur treni mbërriti në destinacionin e fundit, ndërsa katër instrumentistët nuk kanë hezituar të luajnë përsëri edhe në rrugëtimin e kthimit drejt Corunës, çka e ka shtuar edhe numrin e kureshtarëve që kanë preferuar të udhëtojnë thjesht për të dëgjuar katër instrumentet e mjeshtrave të interpretimit.

 Në shtëpinë muze të Pikasos, koncerti i parë me muzikë klasike

“Një tjetër vend i pazakontë për një koncert solistik (nga Florian Vlashi) ishte Muzeu në Shtëpinë e Pikaso shkruan Andrade në artikullin e tij të së dielës, duke shtuar: Është pothuajse e sigurtë që ishte hera e parë që organizohej një koncert i muzikës klasike.

Salloni i reduktuar është i favorshëm për të dëgjuar një koncert violinë solo;  zgjedhja (nga instrumentisti Vlashi) e veprave secila prej tyre shumë e vështirë bazohet në një marrëdhënie mes kompozitorëve dhe Pikasos; kompozitori Quiroga ishte një mik i tij, dhe gjithashtu kishte një miqësi me Ravelin.  

Nga autori pontevedrez ishte zgjedhur “Emigrantët keltë” dhe  nga Raveli “Dy melodi hebraike” Enigma e përjetshme dhe Kádish, version për violinë solo realizuar nga vetë Florian Vlashi.

Vepra e Kurtag-ut janë një seri interesante pjesësh të shkurta që kompozitori nëntëdhjetëvjeçar hungarez kishte krijuar gjatë viteve.

Shtëpia Muze e Pikasos ndodhet në katin e dytë të një pallati, pranë qendrës së La Corunës. Pikaso kaloi katër vite që patën një rëndësi themelore në fëmijërinë e tij (1891-1895) aty ku u formua si person dhe artist. Këtu filloi shkollën dhe pikturën duke realizuar dhe ekspozitat e para.

 Në Bibliotekë me ansamblin Camerata Brigantina

Florian Vlashi nuk e heq violinën nga dora edhe në mbrëmje vonë, kur ngjitet në podin e drejtimit muzikor të ansamblit të të rinjve “Camerata Brigantina” me vepra nga Albinoni, Vivaldi, Moxarti dhe Jenkinsi. Koncerti i tretë dhe i fundit i 21 qershorit, ka në qendër interpretuesit e rinj.

Duke analizuar të tri përvojat e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës 2019, kritiku i njohur Andrade vijon: “Ambienti më i gjerë i zgjedhur nga të tre koncertet, ishte pa dyshim salla e Bibliotekës Duran Loriga; më e gjera, po; por jo më e mirë: prania e harqeve të kolonave krijon hapësira që shkaktojnë jehonë, kështu që shpesh tingujt krijonin konfuzion në eko gjë që nuk lejonte të dëgjuarit e pastër të linjave. Kjo gjë nuk prekte Vivaldin por vetëm Mozartin (E çuditshme!) – shkruan specialisti i muzikës klasike. Sipas kritikut të njohur, Camerata Brigantina është përzierje e përvojës dhe e rinisë, e kënaqi shumë publikut. Tre solistet e reja, të jashtëzakonshme: Buruktavit Martins, Valeria Martinez dhe Ana Molina.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja rezultoi me Covid-19, karantinohet familja e mjekut

Aktualitet

Gruaja rezultoi me Covid-19, karantinohet familja e mjekut

Covid hyn në shtëpinë e mjekut të spitalit të Krujës Ardian Mata. “Kruja po bëhet një vatër shumë e nxehtë i bëj thirrje ministrisë dhe ISHP-së të vijë të shikojë situatën...

Prokuroria nis hetimet për efektivët që dhunuan të miturin te Liqeni Artificial

Politikë

Prokuroria nis hetimet për efektivët që dhunuan të miturin te Liqeni Artificial

Prokuroria ka nisur hetimet mbi punonjësit e policisë, të cilët ushtruan dhunë pak ditë më parë ndaj një 15-vjeçari në zonën e liqenit Artificial në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar me vendim...

Kryeministri Hoti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar të Kosovës

Politikë

Kryeministri Hoti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar të Kosovës

Avdullah Hoti ka rezantuar sot në Kuvendin e Kosovës emrat e kabinetit qeveritar ku do të ketë 4 zv.kryeministra e 16 ministra. Besnik Tahiri i AAK’së do të jetë zëvendëskryeministri i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!