Ilenia Colloca shpallet më e bukura e “Miss Arbëreshja 2019”

Diel, 11 August 2019 20:01

Ilenia Colloca, studentja nga Frascineto shkëlqeu gjatë Edicionit XV të “Miss Arbëreshja”, konkursit të bukurisë të organizuar nga shoqata Ahi Nama, e kryesuar nga Savio Montone, nën patronazhin e Komunës së Spezzano Albanese.

15 bukuroshe ishin në konkurrencë, dhe Ilenia i mposhti ato duke shënuar rikthimin e momentit të madh. Ajo përveç bukurisë, solli në pah identitetin e arbëresheve italianë.

“Është kaq e bukur që isha në gjendje të dal fitimtare, duke ruajtur traditat” tha misi, derisa krye bashkiaku Angelo Catapano u nda i kënaqur me iniciativën dhe organizimin në përgjithësi të kësaj ngjarjeje.

Vajzat tjera të konkursit, dolën para publikut duke paraqitur veç sharmit dhe bukurisë femërore edhe kostumet karakteristike për komunitetin arbëresh.

Organizatori Savio Montone, u shpreh po ashtu i kënaqur me mbarëvajtjen dhe siç tha ai “suksesin e kësaj ngjarjeje të bukur”. Ai tha se kishte emocione të shkëlqyera. Në fund u ndanë çmimet edhe për pjesëmarrëset tjera të kësaj gare që ka për qëllim t’i vë në pah vlerat e komunitetit arbëresh. 

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Visar Zhiti, letër nga SHBA-ja: Kujtomë edhe mua, kur më sulmoi ish-oficeri me armë...

Politikë

Visar Zhiti, letër nga SHBA-ja: Kujtomë edhe mua, kur më sulmoi ish-oficeri me armë...

Shkrimtari Visar Zhiti i ka derguar nje leter te gjate Agron Tufes, ish kreut te Institutit per Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, qe prej ditesh tashme ndodhet me...

Polemika për ndarjen e tribunave, reagon Tirana: Policia nuk e merr përsipër ndeshjen…

Sport

Polemika për ndarjen e tribunave, reagon Tirana: Policia nuk e merr përsipër ndeshjen…

Të premten në orën 19:00, në “Air Albania”, do të luhet derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës.  Gjatë ditës sotme, Partizani ka publikuar çmimet e biletave dhe ndarjen e...

Solidariteti pas termetit, Haradinaj: Sot u kthyen në Shqipëri të strehuarit në kampin e Prizrenit

Aktualitet

Solidariteti pas termetit, Haradinaj: Sot u kthyen në Shqipëri të strehuarit në kampin e Prizrenit

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas kontributit të madh që dha Kosova në ndihmë të Shqipërisë pas...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!