Mukades Çanga - Kënga e mban gjithmonë të re

Premte, 30 August 2019 15:56

Nga Ramazan Çeka

Sot, këngëtarja e mirënjohur e këngës qytetare shkodrane, Mukades Çanga " Mjeshtër i Madh" ka 60 vjetorin e lindjes.
Edhe 100 vite plot shëndet dhe sukses !

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur një vajzë e vogël çapkëne, shpalosi talentin e saj në moshën 9 vjeçare në aktivitetet që organizonte shtëpia e pionierit në atë kohë. Ky zë i bukur fëminor premtonte për një këngëtare të ardhshme, e cila jo shumë vonë hodhi dhe hapat e parë në skenat rinore të qytetit. Interpretimi i këngës së parë “Mori drandofilja e vogël”, nën drejtimin e violinistit, mjeshtrit Mark Kaftalli, befasoi specialistët dhe muzikantët e asaj kohe. Ishte akoma e re në karrierën e saj artistike dhe me që në këtë kohë në Tiranë ekzistonin kurse për kualifikimin e talenteve të reja, Mukades Çanga pati fatin e madh të mbarojë këtë kurs, por pati fatin më të madh që “kaloi nëpër duart” e mjeshtrave të mëdhenj të këngës popullore si: Ramadan Sokoli, Abdulla Grimci, Luçije Miloti, Ibrahim Tukiqi, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, etj. Shkëlqimi i talentit të saj ishte një premisë që ajo të thirrej pa ngurrim në skenën e Teatrit “Migjeni” si këngëtare e estradës profesioniste duke u radhitur përkrah kolosëve të jareve shkodrane, mjeshtrave Bik Ndoja dhe Shyqyri Alushi dhe që nga ajo ditë nuk është shkëputur nga skena. Ajo është trashëgimtarja e denjë e brezit të këngëtarëve të mëdhenj shkodranë, është një nga zërat që ka dhënë kontribut të shquar për ta ruajtur traditën e muzikës popullore shkodrane. Pjesëmarrëse në spektaklin “12 në Hollywood”, i zhvilluar në Tiranë në vitin 1994. Në festivalin Folk Izmir, Turqi, viti 1996, në Maratona e Këngës Popullore. Gjatë karrierës së saj artistike ka bashkëpunuar me shumë figura të shquara të muzikës shqiptare si me kompozitorët: Pjetër Gaci, Mark Kaftalli, Luan Barova, Zef Çoba, Adil Ujkashi, Shefqet Kruja, Shpëtim Saraçi, Naim Krasniqi, Ilir Zoga, Xhavit Ujkani, Jetmir Barbullushi etj. Këshilli Bashkiak i Shkodrës i ka dhënë titullin “Mirënjohja e Qytetit”, me motivacionin: “Këngëtare e shquar e muzikës popullore shkodrane që me zërin e saj melodioz ruajti vlerat e këngës qytetare, si dhe shumë vlera të tjera të mëdha”. Ja si shprehet në vlerësimet e tij shkrimtari dhe dramaturgu i njohur prof. Fadil Kraja: “Në qoftë se do të flasim për ditët e sotme mund të themi pa hezitim se Mukades Çanga është një pikë referimi për këngën popullore qytetare shkodrane, që fillon nga ajo dhe vazhdon me këngëtarë të tjerë që për fat të mirë i kemi me shumicë”.
“Zonja e këngës popullore qytetare shkodrane”. Ky është titulli që i japin bashkëqytetarët e vet dhe ndoshta ka më shumë vlerë se titulli " Mjeshtër i Madh" dhe “Mirënjohje e Qytetit”. Desin nuk e bëjnë të madhe titujt, por lidhja me këngën dhe me qytetin e saj ku ajo e ndien veten gjithmonë një vajzë shkodrane.

70148960_1471219199683659_1323680359094681600_n.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...