Rita Ora me koncert spektakolar në Kroaci: E bukur ta përfaqësoj vendin tim këtu

Saturday, 31 August 2019 13:56

Këngëtarja Rita Ora ka mbajtur një koncert madhështor në Kroaci. Dhe media Jutarnji.hr i ka kushtuar një artikull Ritës duke e konsideruar si një nga 10 këngëtaret më të njohura në botë.

Ylli i muzikës pop performoi para 5000 vetave hitet e saj më të mëdha.

Pavarësisht se koncerti u ndërpre për shkak të problemeve teknike raportohet se mijëra vetë kënduan njëzëri këngët e saj.

“Unë kam qenë në shumë vende të bukura, por ky është një nga më të bukurit. Kroacia është një vend i bukur me njerëz të mrekullueshëm dhe bujarë,”-tha Rita para se të ngrinte audiencën në këmbë me frazën e saj: “Kroacia bëni ca zhurmë”.

Gjithashtu këngëtarja nuk harroi të përmendte origjinën e saj shqiptare në koncert, transmeton fmimages.

Ajo u shpreh se ka shumë këngëtarë të mirë në Shqipëri dhe se është ndjesi e bukur të përfaqësosh vendin tënd.

“Unë nuk e di se çfarë të pres, por kjo është një nga shfaqjet e mia më të mira këtë verë . Kam lindur jo shumë larg nga këtu, në qytetin e Prishtinës, një pjesë e familjes sime jeton ende atje. Ka kaq shumë këngëtarë të mirë nga vendi im, dhe kam ardhur këtu, është gjë e bukur të përfaqësosh vendin tënd”, u shpreh ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...