“Rolling Stones” festojnë 50-vjetorin duke risjellë albumin “Let It Bleed”

E Enjte, 19 September 2019 13:44

Legjendat britanike të rokut, “The Rolling Stones” me rastin e pesëdhjetëvjetorit të publikimit të albumit të famshëm ‘Let It Bleed’, do ta ripublikojnë atë, të rimasteruar në versionin mono dhe stereo me singlin në pllakën 7-inçëshe, posterin dhe librin, raporton NME.

Edicioni Deluxe do të jetë në dispozicion nga data 1 nëntor, ndërsa vjen në dy vinilë ose me një CD set të dyfishtë ‘HybridSuper Audio’, me albumin plotësisht të rimasteruar në versionin stereo dhe mono.

Në koleksion është edhe riproduksioni i singlit të vitit 1969 ‘Honky Tonk Women’/’You Can’t Always Get What You Want’, tre litografi, një poster i madh nga pakoja origjinale dhe libri me kopertinë të trashë prej 80 faqesh që e përmban esenë e gazetarit David Fricke dhe fotot e papublikuara deri më tani të Ethan Russell. Versioni stereo i rimasteruar do të jetë gjithashtu në dispozicion veçmas në CD, vinil dhe digjital, shkruan Koha Ditore. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...