Bujar Alimani me “Delegacionin”, për herë të tretë në garën për Oscar

Saturday, 21 September 2019 15:03

Shqipëria përfaqësohet me filmin “Delegacioni” në garën për Oscar. Komisioni i ngritur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka vendosur unanimisht me shumicë absolute votash, në votim të hapur të zgjedhë filmin “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit dhe skenar të Artan Minarollit, prodhuar nga Emir Turkeshi Gramo, si kandidatin e sivjetshëm shqiptar për “Filmin Artistik Ndërkombëtar” më të mirë në AMPAS. Pas premierës, fitores së çmimit të madh në Varshavë, “Delegacioni” është përzgjedhur ndërkohë në mbi 16 festivale ndërkombëtare, në të cilat ka fituar 11 çmime. Kjo është hera e tretë, që regjisori Bujar Alimani përfaqëson Shqipërinë në garën për “Oscar” me filmat e tij. Hera e parë ka qenë me filmin “Amnistia”, kur u zgjodh në vitin 2011 dhe përfaqësoi Shqipërinë në këtë garë çmimesh në vitin 2012. Më pas ishte me filmin e tij “Krom” në 2016, ku konkurroi në 2017 dhe tashmë me filmin “Delegacioni”, ku gara për çmimet është vitin që vjen. Këto ditë regjisori Alimani ndodhej edhe në Ulqin, ku prezantoi filmin në festivalin “Seanema Film Festival”. Filmi “Delegacioni” i nis ngjarjet në tetor 1990, regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet të mbajë pushtetin. Një delegacion evropian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë, një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet. Ai ka qenë një i burgosur politik për 15 vjet. Tani ai është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për qeverinë. Delegacioni evropian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Leo mund ta bindë atë se gjithçka është në rregull. Por asgjë nuk shkon siç është planifikuar. Për regjisorin Alimani filmi përcjell mesazhe të forta. Në reagimin e tij më herët regjisori ka treguar se edhe sot shoqëria vuan pasojat e atij sistemi, që lamë pas, por këtë herë me një formë të re. Në film luajnë aktorët Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët Bislim Muçaj, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...