"Shkodra-familja, kultura, historia ime", me 40 fotografi në ekspozitë

Tuesday, 01 October 2019 11:10

Në Shtëpinë Muze të Pashko Vasës në Shkodër u hap ekspozita "Shkodra - familja, kultura, historia ime". Shumica e 40 fotografive bardh e zi, që datojnë mes viteve 1878-1989, u publikuan për herë të parë. Fotografi të tilla si banda e parë frymore (1878), shfaqja e parë në gjuhën shqipe e tragjedisë "Jul Çezari" të Shakespeare në vitin 1920 nga Shkolla Jezuite etj, dëshmojnë se disa prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë janë zhvilluar në Shkodër. Nga ana tjetër, kontrasti i madh mes periudhave të para dhe pas Luftës së Dytë Botërore shpërfaqet në dimensionet e tij më ekstreme në këtë ekspozitë. Kështu, krahas fillesave artistike të elitës së muzikës shqiptare, si Prenk Jakova, Ramadan Sokoli etj, në ekspozitë u prezantuan edhe fotografitë e artistëve amatorë të ndërmarrjeve dhe kooperativave bujqësore të kohës së realizmit socialist. Sepse e tillë është vetë trashëgimia kulturore, gjithëpërfshirëse, ndonëse e ndikueshme nga ndryshimet e mëdha politike dhe shoqërore të një vendi. Në ekspozitë, këto ndryshime nuk përmenden, por konfirmohen nga dekori me flamuj turk i një koncerti në fillim të shekullit XX; lulëzimi dhe pastaj zhdukja e përnjëhershme e bandave muzikore dhe shoqërive kulturore të qytetit në vitet 1940; orientimi perëndimor e më pas lindor, sovjetik e kinez i artit dhe kulturës, menjëherë pas Çlirimit e deri në fundin e viteve 1960; një iluzion liberalizmi me grupet muzikore të të rinjve dhe si ndëshkim, në fund të viteve 1980, festivalet masive të ansambleve e grupeve artistike të çdo ndërmarrjeje dhe kooperative bujqësore”, thuhet në materialin shpjegues të ekspozitës. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës morën pjesë qindra qytetarë, shumica artistë profesionistë dhe amatorë, njerëz që për dekada kontribuuan drejtpërsëdrejti në thurjen e shtresave të kujtesës kolektive të qytetit. Ekspozita fotografike "Shkodra - familja, kultura, historia ime" kulmoi aktivitetet në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër. Por ajo është kurorëzim i konkursit të fotografisë me temë nga jeta kulturore artistike përpara vitit 1990, të shpallur nga Organizata për Planifikim të Qëndrueshëm Urban GO2. Thirrjes së hapur iu përgjigjën 44 konkurrentë, mes tyre mjaft artistë, të cilët sollën një numër rekord prej 306 fotosh. Në bazë të tre kritereve: vjetërsia, rrëfimi dhe realizimi estetik, juria zgjodhi 40 fotografitë më të mira që u paraqitën në ekspozitë. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTO/ Thaçi selfie me Ramën: Me Edin si çdoherë, pa protokoll...

Politikë

FOTO/ Thaçi selfie me Ramën: Me Edin si çdoherë, pa protokoll...

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit në Prishtinë shkruan se takimi...

Gjykata e Apelit kthen në detyrë anëtarin e KPA-së, Luan Daci

Aktualitet

Gjykata e Apelit kthen në detyrë anëtarin e KPA-së, Luan Daci

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të ndryshojë vendimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit dhe ta rikthejë në detyrë anëtarin e KPA, Luan...

Pas drejtoreshës së Kufirit, arrestohet edhe motra e saj

Aktualitet

Pas drejtoreshës së Kufirit, arrestohet edhe motra e saj

Vazhdojnë arrestimet për grupin e përfshirë në trafikun e emigrantëve nga vendet e Lindjes në Shqipëri, për të vijuar në shtetet e Bashkimit Europian Në kuadër të operacionit “Toka e premtuar”...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!