“Salome”, me Yllka Mujon në skenën e teatrit të Fierit

Tuesday, 01 October 2019 11:12

Pas suksesit në skenat e Tiranës dhe Elbasanit, tragjedia "Salome" do të jetë në teatrin “Bylis” në Fier në datat 3 dhe 4 tetor për publikun. Dy mbrëmje teatrore, që nuk duhen humbur për këtë shfaqje, që sjell në skenë aktorë të njohur të teatrit. Një nga kryeveprat e Oscar Wilde vjen me regji nga Carlo Sciaccaluga nën interpretimin e aktorëve Ermira Hysaj, Alert Çeloaliaj, Ervin Bejleri, Yllka Mujo, Alesia Xhemalaj, Emiljano Bufazi, Ermir Hoxhaj, Ilia Kaçi, Ismail Shino, Kleivert Ibrahimllari, Marsel Greva, Urim Aliaj. Në këtë shfaqje teatrore aktorja e njohur Yllka Mujo vjen në rolin e mbretëreshës Herodia, ndërsa Salome interpretohet nga aktorja Ermira Hysaj. Jokanaan vjen i interpretuar nga aktori Ervin Bejleri dhe roli i Herodit interpretohet nga Alert Çeloaliaj. Kjo vepër në skenat teatrore që është prezantuar deri tani ka ngjallur interesin e publikut, që ka duartrokitur dhe lojën e aktorëve. Ditët e para të muajit tetor shfaqja do të jetë në skenën e teatrit të Fierit, për të përcjellë të tjera emocione për publikun. E bazuar në personazhe biblike, historia sillet rreth pasionit aspak të zakontë të princeshës së Judesë, Salomes, e cila dashurohet dhe fiksohet me profetin Jokanaan dhe kur ai e përbuz dhe nuk e pranon, kërkon dhuratë prej Herodit, burrit të nënës së saj, kokën e prerë të tij. Salome është thjeshtra e mbretit Herod Antipas të Judesë. Ai është bashkëshort i Herodias, e cila është e mallkuar nga një profet me emrin Jokanaan (i njohur në Bibël si Gjon Pagëzori). Sipas tij, martesa e Herodit është e paligjshme, sepse Herodia është vejusha e vëllait të Herodit. Në Bibël, Salome e ndihmon të ëmën të marrë hak ndaj Gjon Pagëzorit, ndërsa në veprën e Ëilde, vendimet e Salomesë ndaj Jokanaanit vijnë si rezultat i dëshirës së saj për hakmarrje nga epshi. Për tmerrin e mbretit dhe për gëzimin e së ëmës, Salome kërkon kokën e Jokanaanit në një pjatë argjendi, si shpërblim për vallen e shtatë vellove, që ajo do të kërcejë para mbretit Herod. Vepra është përkthyer nga Kudret Mita, skenograf Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara. Kompozitori është Andrea Nicolini, koreograf Donald Martini dhe as/regjisor Mateo Dervishaj. Më herët, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me tragjedinë “Salome” hapi këtë sezon artistik në teatrin “Skampa” në qytetin Elbasanit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...