Festivali ndërkombëtar i teatrit “Othello”, nga 3 deri më 8 nëntor në Gostivar

Diel, 03 November 2019 09:02

Në Qendrën e kulturës “KAÇKM”, në Gostivar prej 3 deri 8 nëntor do të mbahet Festivali ndërkombëtar i teatrit “Othello”. Në hapje të këtij Festivali do të publikohet shfaqja “Jashtë bie borë”, nga Teatri i Tetovës, në regji të Qëndrim Rijanit, e cila është jashtë garës konkurruese. Gjatë këtij festivali gjithsej do të prezantohen gjashtë shfaqe.

Shoqata për kulturë “Othello”, e cila është organizatore e Festivalit, sot e paralajmëroi programin dhe i prezantoi pjesëmarrësit e edicionit të sivjetshëm.

“Këtë vit arritëm të sigurojmë pjesëmarrje të më shumë teatrove nga Ballkani, me çka publikut të teatrit do t’i mundësojmë t’i përcjellin shfaqet në më shumë gjuhë dhe zhanre. Zgjedhjen e bëri seleksionuesi Qëndrim Rijani, dhe si organizatorë vlerësojmë se Festivali është ngritur në nivel më të lartë, duke e pasur parasysh faktin se në realizimin e shfaqeve janë angazhuar mbi 140 punonjës të teatrit”, tha Berat Saliu, producent i festivalit.

Në kuadër të Festivalit, i cili do të përfundojë me 8 nëntor, për çdo natë do të prezantohet nga një shfaqe.

Adhuruesit e lojës së teatrit nga e hëna deri të premten do të mund t’i shohin shfaqet: “Aj Karmella”, të teatrit ushtarak SAPTPT, në regji të Robert Raponjas, vijon shfaqa “Krimi i shekullit 21”, të Teatrit popullor “Jordan Haxhi Konstantino –Xhinot”, nga Velesi në regji të Vlladimir Millçinit, vazhdon shfaqja “Pesë periudhat e armikut të popullit”, të Qendrës multimediale nga Prishtina, në regji të Blerta Neziraj. Ndërkohë, do të prezantohen edhe shfaqet “Lindja e Barbarës”, të Teatrit popullor nga Bursa e Turqisë, në regji të Eçe Okaj dhe shfaqja “Shirli Valentina”, të Teatrit Aleksandar Mojsiu, nga Durrësi, në regji të Driada Dervishi.

Juria e festivalit do të ndajë katër çmime: shfaqja më e mirë, regjisori më i mirë, si dhe aktorja dhe aktori më i mirë, të cilët do të marrin mirënjohje edhe shpërblime në të holla. Festivali, financiarisht është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Telekomi, si dhe nga Komuna e Gostivarit dhe ajo e Vrapçishtes.

Të gjitha shfaqet nisin nga ora 19, ndërsa në natën e fundit me 8 nëntor do të ndahen edhe shpërblimet për më të suksesshmit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...