Notre Drame de Tiran’/ Kryemadhi vlerëson ekspozitën: Betejë e qytetarëve përballë barbarëve

Diel, 03 November 2019 08:30

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka vlerësuar ekspozitën ‘Notre Drame de Tiran’ të piktorit Avni Delvina, që po mbahet në ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar.

Kryemadhi e ka cilësuar këtë ekspozitë që sjell përpjekjet për të mbrojtur Teatrin nga dhuna shtetërore si një ‘Një ekspozitë ku beteja e sotme për teatrin thërret historinë e përbashkët në mbrojtje të vlerave.’

Një ekspozitë që të frymëzon. Në tablotë e krijuara me aq dashuri, vërtetësi dhe të ndërthurura me simbolika aq të veçanta, që vetëm një mjeshtër si Avni Delvina mund t’i japë jetë! Një ekspozitë ku beteja e sotme për teatrin thërret historinë e përbashkët në mbrojtje të vlerave. Kjo nuk është betejë vetëm për një godinë dhe historinë e saj. Kjo është kthyer në një kauzë të qytetarëve përballë barbarëve.

Kjo është kauza e vlerave përballë antivlerave.

Kauza e patriotëve përballë qeveritarëve që për karrigen janë gati të shesin jo vetëm pronën publike, por edhe trojet e shqiptarëve.

Kjo është kauza e njerëzve të lirë përballë autokratit të pashpirt!

Kjo është kauza e identitetit kombëtar përballë oligarkisë qeverisëse, që për fitimet e ditës janë gati të shkatërrojnë historinë e kombit!

Kjo është kauza e dinjitarëve përballë hileqarëve dhe të shiturve për pesë aspra!

Faleminderit Avni Delvina për këtë inspirim që na solle me artin tënd të mrekullueshëm!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...