Sot, dita e Pjetër Arbnorit, 'Mandelës së Ballkanit'

Saturday, 18 Janar 2020 08:41

18 janari është dita kur qytetarët shqiptarë përkujtojnë shkrimtarin, përkthyesin dhe politikanin Pjetër Arbnori, i quajtur dhe "Mandela i Ballkanit", për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste për 28 vjet.

Pjetër Arbnori lindi më datë 18 janar të vitit 1935. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat partizane vranë babain e tij, njofton Muze kombëtar "Shtëpia me gjethe". Qëndrimi antikomunist i familjes së tij do të ishte shkak që Pjetër Arbnorit t'i mohohej e drejta për të vazhduar shkollën e lartë edhe pse të mesmen e kishte përfunduar me rezultate të shkëlqyera.

Duke mos u pajtuar asnjëherë me vijën politike të regjimit komunist, ai dhe intelektualë të tjerë krijuan në fshehtësi Lëvizjen Social Demokrate, e cila u pikas nga Sigurimi i Shtetit.

Fillimisht atij iu dha dënimi me vdekje, por ky dënim iu kthye në 25 vjet burg, sepse autoritetet shpresonin akoma që nëpërmjet Arbnorit të zbulonin pjesëtarë të tjerë të organizatës së fshehtë ku ai bënte pjesë.

Pas përfundimit të dënimit, ai u ridënua, duke vuajtur 28 vite në burgun e Burrelit. U lirua në vitin 1989, vite ku ndjehej era e ndryshimit. Ishte mjaft aktiv në luftën për rrëzimin e regjimit komunist si dhe bashkëthemelues i Partisë Demokratike në Shkodër.

Në vitet 1992-1997 shërbeu si Kryetar Kuvendi. 

Rreth krijimtarisë së tij letrare rendisim: "Kur dynden vikingët", "Bukuroshja me hijen", "E bardha dhe e zeza", "E panjohura", "Vdekja e Gebelsit" "Shtëpia e mbetur përgjysmë", “Letër nga burgu”etj.

Pjetër Arbnori vdiq në Itali, në korrik të vitit 2006.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...