Koronavirusi mund ta ndryshojë mënyrën se si shikojmë filma

Premte, 27 Mars 2020 16:22

Mbyllja e kinemave kudo nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kinë kanë shtrënguar studiot filmike që ta rimendojnë mënyrën se si t’i transmetojnë filmat.

Gjatë pikut të përhapjes së virusit në Kinë, një film i shumëpërfolur u transmetua drejtpërsëdrejti në një platformë online dhe është shikuar nga më tepër se gjysmë miliardi shikues.

Studiot amerikane të filmit do ta pasojnë këtë hap dhe tanimë janë duke i lancuar filmat online, paralelisht me transmetimin e tyre nëpër kinema.

Industria megjithatë është duke u ballafaquar me humbje prej më tepër se 15 miliardë dollarësh këtë vit, shkaku i koronavirusit, ka bërë të ditur një ekspert.

SHBA-ja dhe Kina janë tregjet më të mëdha botërore për adhuruesit e filmave, bazuar në shitjet e tyre nëpër arkat filmike. Por këto dy shtete janë ballafaquar me vështirësi të shumta shkaku i koronavirusit, përhapja e të cilit ka shtrënguar kudo mbylljen e kinemave.

Kina ka rreth 60 mijë kinema përgjatë vendit, të cilët janë mbyllur që në fillim të janarit.

Ky afat kohor ka goditur rëndë industrinë e filmit, pasi që ndodhi pak para pushimeve për Vitin e Ri kinez, i cili normalisht shënon rritje prej 2 miliardë dollarësh në arkat filmike.

Duke qenë një film me pritshmëri të mëdha, “Lost in Rusia” u transmetua drejtpërdrejt në një uebfaqe dhe u shikua nga më shumë se 600 milionë shikues, kanë bërë të ditur mediat kineze. Ai ishte i qasshëm pa pagesë falë gjigantit kinez të teknologjisë “ByteDance”, që u transmetua përmes dy platformave të saja të “streamingut”. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...