Ahmet Prençi vjen me romanin “ANJA”,  pas vëllimit poetik “Udhë në pasqyrë”

Diel, 26 July 2020 12:24

Ish-kreu i Policise se Shtetit me nje karrierë mbresëlenëse në radhët e uniformave blu, por dhe politikan sepse ka qenë ish-kandidat për deputet dhe sërish është propozuar nga strukturat e PD për deputet, si dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, por dhe një njeri i letrave sepse është shume aktiv si publicist dhe me krijmtari letrare të spikatur, vjen para lexuesve me një tjetër botim, kësaj here me romanin "Anja" pas vëllimit poetik "Udhë në Pasqyrë".

Lajmin e jep vet autori në rrjetin social FB teksa falenderon të gjithë ata që e ndihmuan.

Statusi ne FB i Ahmet Prençit

Te nderuar miq!

Ndaj me ju gëzimin e botimit të romanit tim të parë “ANJA”, që vjen pas vëllimit poetik “Udhë në pasqyrë”.

Këtë sfidë e bënë më të lehtë për mua këshillat dhe redaktimi nga shkrimtari e gazetari Shefqet Meko, recensionet e krijuesve dhe kritikëve të njohur letrarë, Behar Gjoka dhe Ana Kove, si dhe bashkëpunimi për korrektimin letrar me gazetarin e njohur Urim Bajrami.

Një falenderim i veçantë me këtë rast është për dizenjon e shkëlqyer të realizuar nga Elzana Agolli dhe mirënjohje të thellë për Eduart Vathin, i cili me përkujdesjen e tij gjatë botimit në "ËestPrint", e ka botuar këtë roman me një cilësi të lartë.

Mirënjohje të veçantë u dërgoj atyre pak miqve që e kanë lexuar në dorëshkrim këtë roman. Faleminderit për sugjerimet, motivimet dhe nxitjen për ta finalizuar këtë punë krijuese.

Libri së shpejti do të jetë në të gjitha libraritë e Tiranës dhe në rrethe.

Në vijim një fragment nga analiza e z. Shefqet Meko për romanin “ANJA”.

“… Ahmet Prençi na ka ofruar një roman të shpirtit njerëzor që përpëlitet në dallgët e jetës, duke mërmëritur klithmën njerëzore “Të jesh apo të mos jesh...”.
Thjesht, bukur, drithërues, me sinqeritet, me nerv rrëfyes, me vringëllimë të fjalës dhe intrigë dashurie, Prençi na shëtit “Udhëve në pasqyrë” duke na treguar këtë radhë ciflosjen e “pasqyrave” të shpirtit si një destinacion i secilit, ku “cirku” i fatit kërcen skutave të jetës e shpirtit si fat e rastësi vrastare, për të na dhënë mesazhin e madh njerëzor: Njeri, duaje fatin që shpesh “përdridhet” në duart e tjetrit... Njeri, duaje jetën...!
Autori, me “bisturinë” e fjalës, depërton thellë në shpirtin e një burri dhe një gruaje, tregon lumturinë dhe mallkimin e tyre, duke bërë një “grafi” unike mes “dy gjysmave” të jetës njerëzore, që duke u bashkuar e “tretur” mes tyre krijojnë mirazhin e jetës dhe trashëgimisë. Autori është i “egër” dhe i pamëshirshëm në fatin e heronjve të vet, por gjithsesi i vërtetë...”

Faleminderit!

Modifikuar më Tuesday, 28 July 2020 18:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...