Aleksandër Lalo, ditëlindja e parë pa mjeshtrin e shquar

Premte, 27 Prill 2018 16:44

Aleksandër Lalo u lind, si sot, 69 vjet më parë, më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Kjo është ditëlindja e parë pa mjeshtrin Lalo, i cili u nda nga jeta më 18 nëntor 2017. Lalo rridhte nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Kreu studimet e larta në Institutin e Larte te Arteve për muzikë më 1973. Pervec veprimtarisë si kompozitor ai ka dhënë një kontribut te madh në kinematografi si kompozitor i rreth 25 filmave artistike dhe disa filmave vizatimore.  Lalo është edhe një nga kompozitorët më të njohur dhe të dashur të muzikës së lehtë. Shumë këngë të tij ishin të dashura për rininë në kohën që u kompozuan por ato vazhdojnë me po atë sukses të rikendohen edhe mbas shumë vitesh nga kengetarë të tjerë. Lalo si njohës shumë i mirë i orkestres ka dhënë edhe një kontribut të madh në orkestracion, përvec kompozimeve të tij ai ka orkestruar një numër të madh të kompozimeve qofshin këto të muzikës së lehtë apo vepra.

Aleksandër_Lalo

Kompozitori Aleksandër Lalo

Disa kompozime te Lalos:

Pogradeci – Suite me 4 kohe për orkester harqesh

Ëndrrat e Vjeshtës

Muzike filmash:

Tingujt e harresës (1996) (TV)

Historiani dhe kameleoni (1989)

Treni niset më shtatë pa pesë (1988)

Dy herë mat (1986)

Fjalë pa fund (1986)

Asgjë nuk harrohet (1985)

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

Një vonesë e vogël (1982)

Shi në plazh (1982)

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

Thesari (1981)

Gëzhoja e vjetër (1980)

Nusja (1980)

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Dimri i fundit (1976)

Emblema e dikurshme (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin (1974)

Odiseja e tifozëve (1972)

Të shoh në sy(1986)

Një gjeneral kapet rob (1980)

Shi ne Plazh (TV)

Aleksander Lalo – suitë me muzikë nga filmat “Gëzhoja e vjetër”, “Dimri i fundit”, “Era e ngrohtë e thellësive”, etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...