Në krye të kukullave, një “Toç kukulle” që kërkon prishjen e teatrit!

Tuesday, 01 May 2018 11:24

Ish aktori kolonjar i “Portokallisë” do të jetë drejtori i ri i Teatrit të Kukullave. Erjon Isai, pas tërheqjes nga spektakli, përgatiti terrenin për këtë ngritje. Pedagogu Ergys Mërtiri shkruan i revolutuar në FB e tij, se “Kryeministri di sesi t’i shpërblejë aktorët më të mirë në mbrojtjen e interesave të tij dhe oligarkëve. Sipas Mërtirit, Isai ishte pro ndërtimit të 6 kullave në oborrin e Teatrit Kombëtar dhe kundër protestës për mbrojtjen e Teatrit me arsyetimin se ishte e politizuar.

 “Artisti i madh Erion Isai, ai që ishte pro ndërtimit të 6 kullave në oborrin e Teatrit Kombëtar dhe kundër protestës për mbrojtjen e Teatrit, pasi protesta sipas tij qenka e politizuar, u zgjodh Drejtor i Teatrit të Kukullave, nga një njeri “jopolitik”, si Kryeministri Rama. Pra aktori që mbron artin nga politizimi imagjinar prej opozitës sakrifikon aktorllëkun dhe regjisorllëkun për drejtorllëk!

Ironia është po aq therëse sa dhe realiteti. Kukullat e qeverisë e kanë qepur gojën për të mbrojtur teatrin, ndërsa Kryeministri di sesi t’i shpërblejë aktorët më të mirë në mbrojtjen e interesave të tij dhe oligarkëve.

Erjoni ndërkohë mund të bëjë të vetën duke shpërndarë dekorata të tipit “Master of puppets” ose “Toc Kuklle i Popullit” për ata artistë që mbajnë lart ndërgjegjen klasore dhe vetëdijen politike, siç bëri me Luftarin e madh që sot nuk indinjohet më si dikur për brekët e Violeta Manushit.

Pak kohë më parë Erjon Isai ndryshe nga shumë artistë tha se godina e vjetër e teatrit duhet të prishet. “Godina do prishet patjetër. Ne kemi nevojë për një teatër të ri , të tjerat janë marrëzira. Nëse rikonstruktohet kjo godinë, apo bëhet e re, apo bëhet një sallë mes të dyjave, i takon arkitektëve, urbanistëve, historianëve , nuk i takon as regjisorëve as aktorëve”, u shpreh ai./55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 12:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...